Keni kujdes: Ky ushqim e zhvillon kancerin

Keni kujdes: Ky ushqim e zhvillon kancerin

  Hulumtuesit kanë gjetur se sheqeri ndikon në zhvillimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë diabetin, sindromin metabolik, sëmundje të zemrës dhe kancerin. Në fakt, shkencëtarët nga Instituti i Kancerit Huntsman në Utah ishin ndër të parët që zbuluan se zhvillimi i tumorit varet nga sheqeri. Hulumtimi i tyre u publikua në gazetën “Proceedings of the […]

 

Hulumtuesit kanë gjetur se sheqeri ndikon në zhvillimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë diabetin, sindromin metabolik, sëmundje të zemrës dhe kancerin.

Në fakt, shkencëtarët nga Instituti i Kancerit Huntsman në Utah ishin ndër të parët që zbuluan se zhvillimi i tumorit varet nga sheqeri.

Hulumtimi i tyre u publikua në gazetën “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Dhe sipas Don Ayer, një profesor në Departamentin e Shkencave Onkologjike në Universitetin e Utah-së, tha: “Është bërë e njohur që nga viti 1923 se qelizat e tumorit përdorin më shumë glukozë se qelizat normale. Hulumtimi ynë ndihmon që të shohim se si zhvillohet ky proces, dhe si mund të ndalohet për të kontrolluar rritjen e tumorit”.

Deri më tani studime të ndryshme kanë konfirmuar se njerëzit me nivele më të larta të glukozës në gjak zhvillojnë më shumë kancer, dhe se njerëzit me kancer, të cilët gjithashtu kanë nivelet më të larta në gjak të glukozës, shpëtojnë më së paku nga kanceri.

Edhe pse të gjitha qelizat kanë nevojë për glukozë – një formë sheqeri që transformohet në energji, qelizat e kancerit lulëzojnë duke u ushqyer me sheqerna të rafinuar, të gjetur zakonisht në ushqimet e përpunuara dhe sheqerkat.

Procesi kur glukoza thyhet për të dhënë energji quhet “glikolizë”. Në një qelizë të shëndetshme, glukoza konvertohet në “pyruvate”, i cili kalon në stacionet e energjisë ose në mitokondri për t’u “djegur” në prezencë të oksigjenit.

Qelizat e kancerit gjithashtu kanë nevojë për glukozë, të cilën e bëjnë vetë. Por, ndryshe nga qelizat e shëndetshme, ato me kancer e krijojnë energjinë e tyre në mungesë të oksigjenit. Kjo quhet “glikoliza anaerobe”.

Kështu, ekspertët e shëndetit thonë se mënyra më e mirë për të trajtuar kancerin është mos ushqimi i qelizave të kancerit, duke i lënë “të vdesin” për glukozë.

Këtë mund ta bëni duke mos ngrënë ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit – sidomos ushqimet e përpunuara dhe pije me sheqer. /Gazeta Express

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve