Ish-ushtari i UÇK-së lirohet nga burgu në Serbi

Ish-ushtari i UÇK-së lirohet nga burgu në Serbi

Sot është liruar nga burgu ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Lekaj. Lekaj ka qenë i dënuar nga Gjykata për krime të luftës në Beograd, me 13 vite kundër popullsisë civile. Lajmin për Insajderin e ka konfirmu avokati Teki Bokshi. “Sot lirohet nga Burgu Padinska Skela – Beograd Anton Lekaj nga Gjakova i cili […]

Sot është liruar nga burgu ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Lekaj.

Lekaj ka qenë i dënuar nga Gjykata për krime të luftës në Beograd, me 13 vite kundër popullsisë civile.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmu avokati Teki Bokshi.

“Sot lirohet nga Burgu Padinska Skela – Beograd Anton Lekaj nga Gjakova i cili eshte gjykuar nga Gjykata per krime te luftes ne Beograd. Ka qene i denusr 13 vite per krime lufte kunder popullsise civile – neni 142 te KP te ish RSFJ. Denimin e ka vuajt deri diten e fundit. As nje minut nuk ia kane fale”, tha Bokshi.

Dosja e gjykimit dhe dënimit të Lekajt përmbante dëshmitë e të mbijetuarve si dhe dokumente të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, BIA.

Lekaj është dënuar në Serbi për shkak të pretendimeve se ka kryer burgosje të kundërligjshme, veprime çnjerëzore, tortura, lëndime të integritetit trupor, përdhunime dhe vrasje.

Më 12 qershor të vitit 1999 rreth orës 17, në afërsi të fabrikës tekstile “Emin Duraku”, Lekaj së bashku me Arben Shkupin, Besim Bishtrazhinin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, kanë ndaluar kolonën e dasmorëve në të cilën ndodheshin, Sofije Tafa – 14 vjeçe, Hasan Tafa, Shaban Bala, Bedri Shala, Rexhë Shala, Gzim Zeqiri, Afijeta Zeqiri, Zvezdan Lushaj dhe Sali Berisha.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja