Isa Mustafa: Nuk e përkrahim një koalicion me PDK-në, do të bisedojmë me Vetëvendosjen

Isa Mustafa: Nuk e përkrahim një koalicion me PDK-në, do të bisedojmë me Vetëvendosjen

  Ngërçi politik në Kosovë pritet të zgjasë, ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se partia e tij nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të kuvendit. LDK, thotë Mustafa, nuk e shikon të mundshëm një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa flet për bashkëpunim me Vetëvendosjen. “Ne kemi qëndrimin që të […]

 

Ngërçi politik në Kosovë pritet të zgjasë, ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se partia e tij nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të kuvendit.

LDK, thotë Mustafa, nuk e shikon të mundshëm një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa flet për bashkëpunim me Vetëvendosjen.

“Ne kemi qëndrimin që të mos përkrahim një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Do të bisedojmë me Vetëvendosjen se a mund të gjejmë një gjuhë të përbashkët, argumente të përbashkëta dhe po ashtu interes të përbashkët të vendit, që ta bëjmë një qeveri të përbashkët”.

“Do të shohim programin qeveritar, por edhe çështje të cilat kanë mbetur si zotime tonat para komunitetit ndërkombëtar, sidomos ajo që ka të bëjëme liberalizimin e vizave dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Kadri Veseli nuk do të votohet nga partia ime. Do të ishte mirë që të propozohej një deputet, i cili do të ishte më konsensual, sa i përket subjekteve të tjera”, u shpreh Isa Mustafa.

I pyetur në lidhje me mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme në Kosovë, kreu i LDK mendon se është mirë që kjo të shmanget.

“Unë mendoj se ne duhet t’i shmangim zgjedhjet e parakohëshme sepse ato nuk na ndihmojnë për asgjë. Duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të konstituojmë institucionet. Se sa ato institucione do të jenë të qëndrueshme, është pastaj nëj pikëpyetje e madhe”, tha ai, për Top Channel

Isa Mustafa nuk e përjashtoi një koalicion me Vetëvendosjen, por u shpreh kundër koalicionit të Partisë Demokratike.

“Në këtë moment LDK nuk është me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës. Çështjet e tjera mbetet për t’u diskutuar”, tha kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj