Hoxhaj: Është e rëndë të shkruhet fjalë lamtumire për Bajram Rexhepin

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushllime për vdekjen e hershme të ish kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi. Hoxhaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se është e rëndë të shkruhet fjalë lamtumire për një mik dhe bashkëpuntor të çmuar siç ishte Rexhepi, shkruan Periskopi. Statusi i plotë […]
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushllime për vdekjen e hershme të ish kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi. Hoxhaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se është e rëndë të shkruhet fjalë lamtumire për një mik dhe bashkëpuntor të çmuar siç ishte Rexhepi, shkruan Periskopi.
Statusi i plotë i Enver Hoxhaj në Facebook:
E rëndë të shkruash fjalë lamtumire për një mik dhe bashkëpunëtor të çmuar si Bajram Rexhepi. Një njeri që i dha shumë Kosovës në paqe dhe në luftë. Një politikan që punoi për ngritjen e shtetit të ri. Mbi të gjitha një koleg në PDK i cili vështirë të zëvendësohet. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij. Lamtumirë Bajram!












