Gruaja e presidentit francez hyn në punë, por pa pagesë

Gruaja e presidentit francez hyn në punë, por pa pagesë

Bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, Brigitte Macron do të marrë një rol zyrtar në “Elize”, por pa titullin “Zonja e Parë”. Presidenca publikoi atë që e quajti “Karta e transparencës”, në të cilën përcaktohen detyrat e saj, të financuara nga buxheti i Macron. Ish-mësuesja e tij do të ketë një rol aktiv në shoqërinë […]

Bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, Brigitte Macron do të marrë një rol zyrtar në “Elize”, por pa titullin “Zonja e Parë”.

Presidenca publikoi atë që e quajti “Karta e transparencës”, në të cilën përcaktohen detyrat e saj, të financuara nga buxheti i Macron.

Ish-mësuesja e tij do të ketë një rol aktiv në shoqërinë civile, me fokus te personat me aftësi të kufizuara, arsimi, fëmijët, çështje të grave dhe barazia shëndetësore e gjinore.

Përmes një peticioni, më shumë se 316 mijë njerëz kundërshtuan që Brigitte të merrte një rol zyrtar si “Zonjë e Parë”, por e vërteta është se bashkëshortja 24 vite më e madhe në moshë e Macron ishte mjaft aktive gjatë fushatës zgjedhore dhe konsiderohet si person me shumë ndikim te kreu i “Elizesë”.

Karta e re e transparencës është një risi në Francë, pasi asnjë presidencë paraprake nuk e ka përcaktuar kaq qartë rolin e bashkëshortes së udhëheqësit francez. Krijimi i një pozicioni zyrtar për zonjën e parë do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës, por në vend që të bëjë këtë, karta përdor termin “bashkëshorte e kreut të shtetit”.

Në të sqarohet se zonja Macron nuk do të paguhet për ushtrimin e detyrave të saj, e as nuk do të ketë një buxhet personal, apo pretendime shpenzimesh. Shpenzimet do të dalin nga buxheti personal i presidentit Macron. Ajo do të ketë dy këshilltarë, zyrën e vet dhe një Sekretariat.

Gjatë fushatës zgjedhore, Macron theksoi se politikanët nuk duhet të punësojnë të afërmit e tyre, pasi rivali i tij konservator Francois Fillon humbi mbështetje pikërisht për këtë gjë. Gjatë një interviste për revistën “Elle”, Brigitte tha se ishte ndierë shumë keq për komentet negative e seksiste lidhur me diferencën në moshë me Emmanuel, por kishte vendosur të heshtte.

“Me kohën do të kalojë”, ishin fjalët e saj.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit