Gjërat që duhet t’i dini patjetër për menopauzën

Gjërat që duhet t’i dini patjetër për menopauzën

Menopauza është periudha që shënon fundin e menstruacioneve. Ajo mund të trajtohet në mënyra të ndryshme, por më të zakonshmet janë HRT (terapi zëvendësuese hormonesh). Por ka shumë paqartësi në lidhje me sigurinë e tyre. Femrat në këtë periudhë duhet të qëndrojnë në kontakt me mjekun sidomos në qoftë se kanë efekte negative. Ato duhet […]

Menopauza është periudha që shënon fundin e menstruacioneve. Ajo mund të trajtohet në mënyra të ndryshme, por më të zakonshmet janë HRT (terapi zëvendësuese hormonesh). Por ka shumë paqartësi në lidhje me sigurinë e tyre.

Femrat në këtë periudhë duhet të qëndrojnë në kontakt me mjekun sidomos në qoftë se kanë efekte negative. Ato duhet të marrin këshilla dhe të marrin trajtimin dhe diagnozën e duhur.

Terapia HRT

HRT nuk është e sigurt. Sipas disa studimeve, kjo terapi ndihmon në periudhën e menopauzës, por mund të shkaktojë kancer gjiri më pas. Kjo është një arsye që shumë femra nuk po i nënshtrohen kësaj terapie.

Mosha mesatare për menopauzën

Menopauza ndodh gjithmonë pas moshës 50 vjeç. Mosha mesatare për gratë për fillimin e menopauzës është 51 vjeç. Shumica e femrave përjetojnë menopauzën e hershme, e cila ndodh në moshën 45-55 vjeç dhe ato duhet të jenë të vetëdijshme që menopauza e hershme mund të ndodhë në çdo kohë pas të 40-ave.

Femrat duhet të vizitohen në fillimet e menopauzës për të marrë ndihmën mjekësore, sepse mungesa e estrogjenit mund të çojë në kushte më të rënda si osteoporoza.

Simptomat e menopauzës

Femrat duhet të jenë të vetëdijshme se menopauza ka simptoma të ndryshme. Shumica e femrave ndiejnë afshe të nxehta dhe djersijnë gjatë natës, mund të kenë imunitet të dobët, thatësi vagjinale dhe dhimbje koke. Simptomat ndryshojnë në varësi të ndryshimit të humorit. Madje shumë femra përjetojnë ankth dhe depresion.

Humbja e dëshirës seksuale

Humb dëshira për seks sepse ulet numri i hormoneve. Shumë femra gjatë menopauzës përjetojnë humbjen e dëshirës seksuale dhe kjo shkaktohet nga mungesa e hormoneve seksuale. Por sipas studimeve, mungesa e dëshirës për seks vjen edhe për shkak të thatësisë vagjinale.

Ndalimi i periodave dhe perimenopauza

Në fillimet e menopauzës disa femrave mund t’u vijnë periodat gradualisht deri në momentin që nuk do t’u vijnë më, kurse për disa të tjera është më e dhimbshme sepse periodat nuk vijnë dhe kjo quhet periudha e perimenopauzës.

Menopauza zgjat disa vite

Për disa femra periodat ndalen menjëherë pa pasur asnjë simptomë, kurse kohëzgjatja mesatare e menopauzës mund të jetë deri në 4 vjet. Menopauza ka përfunduar kur femrës nuk i kanë ardhur periodat për 12 muaj

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve