Garës në Gjilan i hyn në momentet e fundit edhe ky kandidat i Nismës

Gara për të parin e qytetit të Gjilanit po bëhet edhe më sfiduese. Kësaj gare në momentet e fundit duket se i ka hyrë edhe Bajram Hasani, anëtari i Kryesisë së NISMA për Kosovën dhe njëherësh kryetar i kësaj partie në Gjilan. Kështu ka bërë me dije një burim i Indeksonline në KQZ. Hasani duket se […]
Kështu ka bërë me dije një burim i Indeksonline në KQZ. Hasani duket se vendimin për të hyrë në ketë garë e ka marrë në momentet e fundit, meqë fillimisht ishte kandiduar Anila Tusha Kastrati.
Indeksonline ka provuar të marrë konfirmimin e Bajram Hasanit, por ai ka qenë i paçasshëm.
Ndryshe në këtë garë Hasani do të ketë kundër kandidat Lufti Hazirin (LDK), Zenun Pajaziti(PDK), Rexhep Kadriu (AAK), Sami Kurteshi (VV).












