Frustruese: Lajm i keq për dy super-talentët shqiptarë (Foto)

Frustruese: Lajm i keq për dy super-talentët shqiptarë (Foto)

Lojtarët e Kombëtares Shqiptare po shfrytëzojnë ditët e fundit të kësaj merkatoje vere për të kaluar në destinacionet e dëshiruara. Natyrisht, këtu është fjala për ata futbollistë që nuk kanë gjendur ende ekip, ose pëlqejnë që të lëvizin drejt një destinacioni më të mirë. Shumica i kanë dhënë drejtim karrierës së tyre dhe ndihen mirë […]

Shumica i kanë dhënë drejtim karrierës së tyre dhe ndihen mirë me ekipet ku luajnë, por mbeten ende në pikëpyetje mesfushorët Ledian Memushaj dhe Ergys Kaçe, si dhe sulmuesi Rei Manaj.

Sa i takon vlonjatit Memushaj, ai vijon të jetë pjesë e Peskarës në Itali dhe klubi nuk e lejon të largohet i lrië, duke tentuar ta shesë shtrenjtë kapitenin e saj. Kurse për Kaçen ka pasur interesime nga disa klube gjatë muajit korrik, por korçari ende nuk ka gjetur pistën e duhur të transferimit për t’u larguar nga Paoku i Selanikut.

Sa i takon Memushajt, ai edhe vetë po shfaq përditë dëshirën për të gjetur një skuadër të Serisë A dhe disa sinjale ishin dhënë ditë më parë, por me afrimin e ditëve të fundit të merkatos, gjërat po bëhen gjithnjë e më të vështira, plus që Peskara nuk po luan një rol konstruktiv dhe në të mirë të mesfushorit tonë kuqezi.

Ishte folur për një opsion real tek Benevento, e cila kërkon të afrojë një qendërmesfushor për sezonin e ardhshëm në Serinë A, por po has në vështirësi për ta bërë diçka të tillë.

Skuadra italiane tentonte prej disa kohësh afrimin e Sasha Lukiç, por kjo pistë ka rënë, pasi mesfushori është huazuar në Spanjë te skuadra e Levantes. Gazeta italiane, “Il Mattino”, shkruan se drejt dështimit është edhe pista për të afruar Ledian Memushajn, që në Itali u bë fakt para pak ditësh.

Vlonjati është nën kontratë me Peskarën dhe “delfinët” me të drejtë nuk heqin dorë nga shërbimet e kapitenit të tyre pa paguar për kartonin e tij. Duket se Peskara kërkon shumë para përderisa klubet e interesuara “tremben” t’i afrohen vlonjatit.

Kaçe në udhëkryq, bien poshtë “sinjalet” portugeze

Mesfushori Ergys Kaçe është cilësuar më herët si një prej talenteve më të mëdha shqiptare, por korçari ka një problem: ai nuk stërvitet mjaftueshëm, gjë që e kishte vënë në pah trajneri Xhani de Biazi në Kombëtare kohë më parë.

Mungesa e një stërvitshmërie maksimale dhe e vazhdueshme ka bërë që Kaçe të humbasë jo pak nga cilësitë e tij dhe të qëndrojë “as në tokë e as në qiell” në radhët e Paokut të Selanikut, pa pasur shumë opsione largimi.

Historia e transferimit të tij tek Viktoria Plzen një vit më parë ishte një dështim i madh, kështu që lojtari ka një precedent të keq. Ofertat nga klubet portugeze u shuan si kripa në pak ditë, por Kaçe ka ende shpresë se mund të gjejë një skuadër më të mirë për sezonin e ri.

Fundja Paoku është ekip i mirë në kampionatin grek, por tek Paoku ai nuk e ka të sigurt vendin e titullarit, për të mos thënë se i nis të gjitha ndeshjet nga stoli.

Manaj, rihapet pista spanjolle, pas Granadës vjen edhe oferta e Las palmasit

Pas Granadës dhe një tjetër skuadër spanjolle interesohet për Rey Manajn. Sipas asaj që raportohet nga mediat ndërkombëtare, klubi i La Ligas po kërkon shërbimet e sulmuesit shqiptar, pas refuzimit që mori nga zikaltrit për Gabigol.

Las Palmas kërkon të përforcojë repartin e sulmit dhe Manaj shihet si një alternativë e mirë për të qenë më produktivë në fazën e avancuar. Aktualisht mësohet se klubi nga Ishujt Kanarie ka kontaktuar dhe me Interin, që mban kartonin e Rei Manajn, me të cilët sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2020 dhe po shihet mundësia e një kalimi të mundshëm të lojtarit në Primera.

Pak ditë më parë një tjetër skuadër spanjolle, Granada shfaqi gjithashtu interes për Manajn, që në karrierën e tij ka veshur përveç fanellës së Interit, dhe atë të Kremonezes, Pisës dhe Peskarës. Primera Divizion mund të jetë një mundësi e mirë për Manajn për të vazhduar karrierën e tij pasi te Las Palmas mund të ketë një fanellë titullari të garantuar.

 

Image result for memushaj

 

Image result for ergys kace

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova