Fëmijët dhe adoleshentët të prekur nga hipertensioni

Fëmijët dhe adoleshentët të prekur nga hipertensioni

Gjithnjë e më shumë fëmijë dhe adoleshentë po preken nga  një presion anormal i gjakut. Ky është rezultati i një studimi të gjerë amerikan bazuar në të dhënat vjetore të vizitave të shëndetit të realizuara tek fëmijët. Akademia Amerikane e Pediatrisë ka paralajmëruar për rrezikun që u kanoset fëmijëve dhe adoleshentëve ndërsa ka lëshuar edhe […]

Gjithnjë e më shumë fëmijë dhe adoleshentë po preken nga  një presion anormal i gjakut. Ky është rezultati i një studimi të gjerë amerikan bazuar në të dhënat vjetore të vizitave të shëndetit të realizuara tek fëmijët.

Akademia Amerikane e Pediatrisë ka paralajmëruar për rrezikun që u kanoset fëmijëve dhe adoleshentëve ndërsa ka lëshuar edhe disa udhëzime. Presioni i lartë i gjakut është kryesisht një gjendje “e heshtur”, pa simptoma të dukshme.

Megjithatë, mund të ketë pasoja afatgjata shëndetësore, duke përfshirë sëmundjen kardiovaskulare. Komiteti i studiuesve shqyrtoi rreth 15,000 artikuj të fokusuar në diagnozën, vlerësimin dhe menaxhimin e hershëm të tensionit të lartë të gjakut në fëmijët dhe adoleshentët.

Rreth 3.5% e të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara kanë hipertension.  Sipas studiuesve në të kaluarën, përqindja e fëmijëve të diagnostikuar me tension të lartë ishte më e ulët, 1% deri në 2%”.

Sipas tyre shkaku i hipertensionit varet edhe nga grupmosha, për shembull tek foshnjat dhe fëmijët shumë të vegjël shkak themelor mund të jetë sëmundja e veshkave ndërsa te fëmijët e moshës shkollore dhe adoleshentët, ka më shumë gjasa që hipertensioni të jetë primar, duke mos pasur një problem specifik. Por ajo që studiuesit e thonë me siguri është fakti se mbipesha kontribuon në presionin e lartë të gjakut.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve