Edhe për këtë vit, Liga e Kampionëve është e rezervuar për Hasin dhe Hysajn (Video/Foto)

Edhe për këtë vit, Liga e Kampionëve është e rezervuar për Hasin dhe Hysajn (Video/Foto)

Mbrëmje e bukur për shqiptarët në Champions League, sepse thuajse të gjithë kanë festuar sot. Elseid Hysaj ishte titullar në fitoren 2-0 që Napoli arriti në Nicë, me italianët që kanë kaluar pa shumë probleme. Fitorja 2-0 në Itali u jepte siguri dhe sot Napoli ka pritur me qetësi rastin për të goditur, që erdhi […]

Elseid Hysaj ishte titullar në fitoren 2-0 që Napoli arriti në Nicë, me italianët që kanë kaluar pa shumë probleme.

Fitorja 2-0 në Itali u jepte siguri dhe sot Napoli ka pritur me qetësi rastin për të goditur, që erdhi në minutën e 48-të, kur Kajehon shënoi, pas pasimit nga Marek Hamshik.

Aty e tutje Nica u dorëzua dhe në minutën e 89-të Insinje mbylli sfidën.

Festë edhe në Greqi, sepse Olimpiakosi fitoi 1-0 në Kroaci ndaj Rijekës, duke eliminuar kampionët kroatë. Ishte një ndeshje delikate për grekët, sepse kishin fituar me vuajtje 2-1 në Pire, por këtë radhë mbrojtja helene nuk “futi ujë”.

Marko Marin shënoi në minutën e 25-të dhe aq mjaftoi që Olimpiakosi të kapte grupet. Meritë e madhe, pa dyshim, i shkon edhe Besnik Hasit, trajnerit të Olimpiakosit që për të dytin vit rresht kap grupet, pas suksesit të vjetshëm me Legian.

Tashmë edhe grekët më ekstremistë nuk kanë më ndonjë argument kundër trajnerit shqiptar, që e ka nisur shkëlqyeshëm në Greqi.

Maribori gjithashtu kapi grupet në Champions, sepse fitoi sot 1-0 ndaj Hapoel Beer Shevës, duke përmbysur humbjen 2-1 në Izrael. Sërish titullar dhe autor i një paraqitjeje shumë pozitive mesfushori 22-vjeçar Valon Ahmedi.

I zhgënjyer ka dalë sot vetëm Sokol Cikalleshi, sepse Bashakshehiri barazoi 2-2 në Sevilje dhe u eliminua pas humbjes në Turqi, ndërsa sulmuesi nuk ishte as në stol.

Tashmë me shumë gjasa Cikalleshi do të transferohet gjetkë, për të luajtur rregullisht.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova