​Arrestohet serbi që vodhi një milion euro

​Arrestohet serbi që vodhi një milion euro

Në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë është arrestuar Riad K. (26), shtetas i Serbisë, nën dyshimin se ka vjedhur një milion euro në Gjermani. Siç shkruajnë mediat gjermane, ai është arrestuar derisa po tentonte që të kalonte këmbë në territorin e Serbisë. Ai për shkak të vjedhjes spektakulare brenda natës ishte shndërruar në njërin nga […]

Siç shkruajnë mediat gjermane, ai është arrestuar derisa po tentonte që të kalonte këmbë në territorin e Serbisë.

Ai për shkak të vjedhjes spektakulare brenda natës ishte shndërruar në njërin nga personat më të kërkuar në Gjermani, pasi vodhi një milion euro nga një veturë të cilën e voziste për kompaninë e sigurimeve “Prosegur”, ku ishte i punësuar, transmetojnë mediat serbe.

Besohet se Riad në këtë vjedhje të paparë ka pasur edhe bashkëpunëtorë.

Riad K. të enjten në mëngjes, si zakonisht, me dy kolegët e tij, në automjetin e blinduar të firmës “Prosegur”, kishin shkuar deri te banka për të marrë paratë.

Ai ka qëndruar në automjet derisa dy kolegët e tij morën paratë në thasë specialë, të cilat i kanë vendosur në automobil. Pas kësaj, Riad K. ka ndezur furgonin dhe ka ikur me të gjitha paratë e bankës.  Pas një vozitjeje prej 400 metrash nga vendi i ngjarjes ku kishte lënë dy kolegët e tij, 26-vjeçari nga Serbia ka fshehur furgonin në një parking që nuk dukej nga rruga kryesore dhe është zhdukur.  Aty besohet se ai është ndihmuar edhe nga një person tjetër për të marrë paratë nga furgoni i blinduar.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se hajni është me origjinë nga Serbia perëndimore, ndërsa kompania e sigurimit “Prosegur” nuk ka komentuar incidentin.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj