E jashtëzakonshme për tifozët juventinë: Dybala deri në ‘përjetësi’ te Juventus

Kur merkato verore po shkon drejt fundit, zërat për një lëvizje të mundshme të sulmuesit Paolo Dibala po shuhen, sepse vetë argjentinasi i ka dhënë drejtim të ardhmes. Ai ka përkufizuar Juventusin si skuadrën e së tashmes dhe të së ardhmes së tij. Në një intervistë të dhënë për gazetën amerikane “Nju Jork Tajms”, argjentinasi […]

Ai ka përkufizuar Juventusin si skuadrën e së tashmes dhe të së ardhmes së tij. Në një intervistë të dhënë për gazetën amerikane “Nju Jork Tajms”, argjentinasi ka përsëritur edhe një herë tjetër, se nuk e mendon aspak largimin nga radhët e kampionëve të Italisë.

Gjatë kësaj interviste, 23-vjeçari ka deklaruar se vendimi i drejtuesve për ti dhënë atij numrin 10 e ka befasuar por, ai ndihet i nderuar dhe premton se do të japë maksimumin e tij për arritjen e objektivave që ka ekipi.

Përsa i përket interesimit që ka shfaqur Barcelona dhe humbja në finalen e Champions League ndaj Realit të Madridit, Dibala shprehet se ekipi ku ai luan është në të njëjtin nivel me katalanasit dhe humbja ndaj Realit është si një makth për të që kërkon ta harrojë sa më shpejt.

Objektivi Champions për argjentinasin është një ëndërr të cilën beson se shumë shpejt do ta ketë në duart e tij. Një tjetër trofe i humbur ai në finalen e Superkupës së Italisë është një moment të cilin Dibala kërkon ta lërë pas krahëve, zhgënjimi nuk mungon, por skuadra duhet të shohë përpara.

Në fund Dibala thotë se sezoni i ri për Juventusin do të jetë më mirë se i vjetshmi.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova