Dy aksidente fatale në Shqipëri, humb jetën 11-vjeçarja dhe një polic

Mëngjesi i sotëm ka nisur me dy aksidente fatale. Të dy aksidentet kanë marrë jetën e dy personave, një vajze vetëm 11-vjeçare dhe të një oficeri policie. I pari ka ndodhur në aksin Papër-Cërrik, ku automjeti tip Ford me targa AA 503 KN ka dalë nga rruga. Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku […]
I pari ka ndodhur në aksin Papër-Cërrik, ku automjeti tip Ford me targa AA 503 KN ka dalë nga rruga.
Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku ka ndërruar jetë një punonjës policie. Ai është identifikuar si 50-vjeçari Lek Nikolli.
Nikolli ishte duke udhëtuar me një automjet tip Benz, i cili ka dalë nga rruga. Nikolli ishte punonjës i policisë kufitare në Shëngjin.












