Donald Trump e shikon pa syze Eklipsin Diellor (Foto)

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka shikuar Eklipsin Diellor nga ballkoni Truman i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Klan Kosova. Trump, në një moment, e vështroi eklipsin pa syze gjë që mund të ishte tepër e dëmshme për shikimin e një personi. Pas paralajmërimeve që iu bënë Trump, përkrah bashkëshortes së tij Melania Trump dhe djalit të tyre […]
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka shikuar Eklipsin Diellor nga ballkoni Truman i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Klan Kosova.
Trump, në një moment, e vështroi eklipsin pa syze gjë që mund të ishte tepër e dëmshme për shikimin e një personi.
Pas paralajmërimeve që iu bënë Trump, përkrah bashkëshortes së tij Melania Trump dhe djalit të tyre Barron, Trump ka shikuar pjesën tjetër të eklipsit me syze dielli në Uashington, DC.
Shumë amerikanë u fokusuan në këtë ngjarje pasi u shënua eklipsi i parë i plotë në vend pas afër një shekulli.














