Dëshpëruese për tiofozët e Barçës, ikona e klubit dëshiron të largohet (Foto)

Vera e vështirë për Barcelonën do të vijojë edhe pas gushtit. Largimi i Nejmarit, disfatat me Realin, përplasjet mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit, pikëpyetjet mbi të ardhmen e Lionel Mesit nuk “mjaftojnë”. Tashmë dhe një tjetër simbol i këtij ekipi, Andres Iniesta nuk e sheh dhe aq të sigurt të ardhmen në “Camp Nou”. […]

Vetë mesfushori i gjigantëve spanjollë ka lënë të kuptohet se me kalimin e viteve dëshira e tij për të vijuar me Barcelonën ka ardhur duke u venitur.

Një deklaratë e tillë e tij lë shumë vend për diskutim, aq më shumë që ai dhe klubi nuk janë ulur ende në bisedime mes tyre për rinovimin e kontratës.

Në një intervistë të dhënë për gazetën më të madhe spanjolle “El Pais”, Iniesta nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të largohet nga “Camp Nou”. “Fakt është se unë nuk kam rinovuar me Barcelonën.

Jam disi i turbullt në mendjen time, teksa më kanë ardhur mendime që jo më larg se 3 vjet më parë as që i kisha përfytyruar.

Ky është një skenar që nuk e kam çuar ndonjëherë në mendje. Tani kam nisur të mendoj ndryshe për veten dhe për të ardhmen time”- ka thënë Andres Iniesta. Edhe në takimin e luajtur dje në mbrëmje në “Camp Nou” përballë Betisit, Iniesta nuk ka qenë fare i grumbulluar nga trajneri Ernesto Valverde.

Image result for iniesta

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova