Demiraj i PD-së mund të mbetet ministër në Qeverinë “Rama 2″

Demiraj i PD-së mund të mbetet ministër në Qeverinë “Rama 2″

Agjenci të specializuara në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar (pjesë të raporteve të tyre kanë dalë pjesërisht në media) janë vënë në lëvizje për çmontimin e këtij rrejti kriminal. Duket se tek ministri i Brendshëm teknik, i propozuar nga PD, Dritan Demiraj, kanë gjetur një mundësi të mirë bashkëpunimi. Gjithnjë brenda këtij aksioni […]

Gjithnjë brenda këtij aksioni që sapo ka nisur, një burim i tha portalit lapsi.al se pritet që mbi 100 urdhra për lëvizje të zyrtarëve të lartë të policisë, oficerë me grada nga nënkomisar e lartë, do të vihen në zbatim këto ditë.

Bëhet fjalë për shkarkime, transferime, si dhe emërime të reja, të cilat do të mbajnë firmën e ministrit Demiraj.

I njëjti burim tha se me shumë gjasë, disa prej vendeve partnere, veçanërisht SHBA, i kanë kërkuar kryeministrit Rama mbajtjen në detyrë të Dritan Demirajt, pavarësisht se ai i përket opozitës.

Në disa deklarata publike, zyrtarë të ndryshëm amerikanë, kanë nënvizuar nevojën që mazhoranca e re të shohë mundësinë e një qeverisje me bazë më të gjerë dhe një bashkëpunim konstruktiv me opozitën. Kjo ndoshta shihet si garanci që qeveria Rama 2, tani që i ka dhe numrat të pakushtëzuar në Kuvend, të mos rrëshkasë në degradim siç thuajse ndodhi në mandatin e parë në raport me krimin dhe trafikun e drogës.

Sinjalet për këtë strategji të re duhet t’i kenë shkuar edhe opozitës, e cila po bën kujdes mos t’i përdorë politikisht informacionet dhe faktet që po zbardhen dita- ditës e që tregojnë implikimin e qeverisë së shkuar në trafikun e drogës.

Nuk është çudi që Lulzim Basha të ketë dhënë konsensus që PD të bëhet në një farë mënyre pjesë e qeverisë pas 9 shtatorit. Me argumentin e kushtëzimit dhe kontrollit ndaj shumicës së re, PD mund të pranojë disa portofole ministrash, duke ruajtur në dukje “teknicitetin” e marrëveshjes së 18 majit të kaluar. Dhe, mes tyre, emri i Demirajt është më i sigurti.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja