Dasmë të dielën, e fejuara e denoncoi për përdhunim, flet i akuzuar: I gjeta në telefon…

Dasmë të dielën, e fejuara e denoncoi për përdhunim, flet i akuzuar: I gjeta në telefon…

Të dielën e 20 gushtit, Julian H, do ti jepte fund beqarisë e do të lidhte kurorë me R., dhe do t’i premtonte asaj dashuri të përjetshme. Por, fati nuk deshi. Dita që ne fakt duhet të ishte më e lumtura e jetës së tij, iu kthye në makth. Mesdita e e së dielës, e […]

Të dielën e 20 gushtit, Julian H, do ti jepte fund beqarisë e do të lidhte kurorë me R., dhe do t’i premtonte asaj dashuri të përjetshme.

Por, fati nuk deshi. Dita që ne fakt duhet të ishte më e lumtura e jetës së tij, iu kthye në makth.

Mesdita e e së dielës, e gjeti Julianin në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Tiranës. Ish e fejuara e kishte denoncuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale, pa dëshirën e saj.

Ndryshe nga sa pretendonte e reja, historia (e denjë për një skenar filmi) ka anën tjetër të medaljes, atë që Juliani rrëfeu para gjykatëses së gatshme, të cilën e bindi ta nxirrte në liri.

Juliani i tha gjykatës së me R., njihej që herët, për shkak se janë lindur e rritur në të njëjtin qytet. Me të ishte fejuar pak muaj më parë dhe në fillim marrëdhënia mes tyre shkonte mirë.

Tre muaj ata jetuan në Itali sëbashku, ku Juliani punonte prej vitesh. Të dy (cifti ne foto), kishin vendosur që pas martese të jetonin në shtetin fqinj, për një jetë më të mirë, ndaj vendosën të lidhnin martesë; jo vetëm atë ligjore, por edhe festën me familjarët e tyre.

Kështu, me 3 gusht çifti ju drejtua gjendjes civile, ku shpalli martesën dhe nisën përgatitjen për ditën e madhe. “Po ecnim me makinë, kur ajo i nisi emoji (zemra) në ëhats up një personi. E pyeta me kë po fliste dhe më tha që ishte një kushëri i largët. I kërkova që ta takonim për kafe dhe ajo u rebelua. Fillova të dyshoj, ndaj e ktheva makinën dhe shkova në shtëpinë e saj. Kërkova shpjegime se kush ishte personi në fjalë, pasi unë gjeta fotot e tij në telefon. Ajo e irrituar theu telefonin.

Vendosa pa asnjë mëdyshje të anuloja dasmën dhe u largova bashkë me familjen në plazh në Shëngjin, kur në gazeta lexova që një person me inicialet J.H ishte denoncuar nga ish e fejuara për marrëdhënie seksuale pa dëshirë. Fillova të dyshoj, pasi inicialet përkonin me të miat, ndaj siç isha me rroba plazhi u drejtova në komisariatin e Lezhës. Aty mësova se i kërkuari isha unë dhe sigurisht kërkovatë vijohej me procedurat”, shpjegoi Juliani dhe avokati i tij. Kallëzimin ndaj tij e cilësoi sajesë të ish të fejuarës së tij, në shenjë hakmarrje që e la pak ditë përpara martesës. Gjykata vendosi ta lirojë të dyshuarin, pasi shpalli të paligjshëm arrestimin. Juliani, tashmë do të hetohet në gjendje të lirë dhe duket se është nëse i vendosur që historia të zbardhet tërësisht./GSH.al

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit