Ç’po ndodh në Maqedoni? Tensione në Kuvend për shkarkimin e kryeprokurorit

Ç’po ndodh në Maqedoni? Tensione në Kuvend për shkarkimin e kryeprokurorit

Seanca e Kuvendit të Maqedonisë u shoqërua me tensione dhe debate për shkarkimin e prokurorit Marko Zvërlevski. VMRO qëndron në mendimin se është e paligjshme pas shpalljes së zgjedhjeve lokale të diskutohet rreth kësaj pike. Në një moment në foltore doli deputeti Antonio Miloshovski për të cilin kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi tha se nuk […]

Seanca e Kuvendit të Maqedonisë u shoqërua me tensione dhe debate për shkarkimin e prokurorit Marko Zvërlevski. VMRO qëndron në mendimin se është e paligjshme pas shpalljes së zgjedhjeve lokale të diskutohet rreth kësaj pike. Në një moment në foltore doli deputeti Antonio Miloshovski për të cilin kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi tha se nuk ka marrë fjalën dhe thirri sigurimin për ta larguar. Kjo i revoltoi deputetët e opozitës të cilët pushtuan foltoren për ta mbrojtur Miloshovskin.

Pas kësaj Xhaferi iu referua Rregullores si mjet i cili e rregullon rendin dhe punën në Kuvend. Kryetari i Kuvendit, ia tha fjalëm Milloshoskit siç tha, në interes të debatit. Sipas VMRO-DPMNE-së, Xhaferi dhe qeveria janë nervozë, sepse janë të vetëdijshëm se e kanë shkelur procedurën ligjore në lidhje me shkarkimin e Zvërlevskit. “Është e qartë se as Xhaferi, e as shumica parlamentare nuk kanë qenë të vetëdijshëm dhe nuk e kanë parë nenin 8 të Kodit Zgjedhor, me të cilin vihen në pushim të gjithë procedurat e këtilla. Duke pasur ndërmend, përgjegjësinë ndaj partive të tyre politike dhe ndaj Qeverisë, si iniciatorë për shkarkimin e Zvërlevskit, gjë që në rastin konkret është irelevante si temë, zotëri Talat Xhaferi dhe shumica parlamentare me vetëdije fillojnë të shkelin Kodin Zgjedhor” tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE, shkruan “Alsat-M”.

Ndryshe, në seancë, për fjalim janë paraqitur një numër i madh i deputetëve, kurse grupet parlamentare në koalicion me VMRO-DPMNE-në, përveç stopimit të debatit të Zvërlevskit, kërkuan debat edhe për pikat tjera të cilat i konsiderojnë si prioritare.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin