Çmenduri: Kombëtarja e Iranit i përjashton dy lojtarë shkaku që ata luajtën kundër ekipit izraelit (Foto)

Çmenduri: Kombëtarja e Iranit i përjashton dy lojtarë shkaku që ata luajtën kundër ekipit izraelit (Foto)

Makabi i Tel Avivit, që eliminoi Tiranën në Europa League, është tashmë në play-off. Në turin e shkuar eliminoi Panioniosin grek, duke fituar në të dyja përballjet. Asgjë anormale, por ka një histori tjetër që të lë pa fjalë në këtë përballje. Dy futbollistë iranianë të Panioniosit, Ehsan Haxhi Safi dhe Masud Shoxhaei, janë përjashtuar nga […]

Makabi i Tel Avivit, që eliminoi Tiranën në Europa League, është tashmë në play-off. Në turin e shkuar eliminoi Panioniosin grek, duke fituar në të dyja përballjet. Asgjë anormale, por ka një histori tjetër që të lë pa fjalë në këtë përballje.

Dy futbollistë iranianë të Panioniosit, Ehsan Haxhi Safi dhe Masud Shoxhaei, janë përjashtuar nga kombëtarja e Iranit, pas ndeshjes së kthimit në Greqi.

Arsyeja absurde: pranuan të luajnë kundër një ekipi izraelit dhe në Iran kjo gjë përbëka krim, pasi dy vendet janë armiq të egër.

Lajmin e ka bërë publik me krenari ministri iranian i sporteve Mohamad Reza Davarzani, i cili deklaroi: “Ehsan Haxhi Safi dhe Masud Shoxhaei nuk do të jenë më pjesë e kombëtares së Iranit, sepse kanë kaluar një vijë të kuqe.

Prej 38 vitesh asnjë sportist iranian nuk ka pranuar të ndeshet me sportistë të regjimit sionist. Futbollistët kanë bërë një kompromis me klubin e vet, por ku e lanë kompromisin me kombin e madh të Iranit?”.

Në fakt, dy futbollistët refuzuan të shkonin në Izrael dhe luajtën vetëm në kthim në Greqi, duke marrë lëvdata nga Izraeli për thyerjen e një tabuje, por kaq u desh që ta pësonin. Imagjinoni të shkonin në Tel-Aviv!

Qeveria e Teheranit nuk pranon asnjë përballje sportive me Izraelin, pasi ajo do të ishte njohje e Shtetit të Izraelit dhe braktisje e kauzës palestineze. Irani ka urdhëruar këtë javë sportistët e vet që të përcaktojnë qartë në kontratat e tyre në çdo vend që nuk mund të ndeshen me rivalë izraelitë.

 

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova