Brenda bazës ajrore amerikane që ndodhet fare pranë Koresë Veriore (Foto)

Fluturimi i parë niset nga baza ajrore Osan vetëm pas agimit, duke u ngjitur lart mbi Gadishullin Korean për të mbledhur dhe dërguar të dhëna sekrete në selinë ushtarake amerikane në Korenë e Jugut. I emërtuar “Zonja e Dragoit”, por gjithashtu e njohur si “Lockheed U-2”, avioni me ngjyrë të mbylltë është i aftë të […]
I emërtuar “Zonja e Dragoit”, por gjithashtu e njohur si “Lockheed U-2”, avioni me ngjyrë të mbylltë është i aftë të fluturojë 70.000 metra mbi nivelin e detit – në atë që njihet si në hapësirën e afërt.
Përderisa Koreja e Veriut lavdërohet për përparimet në armët e saj bërthamore dhe për raketa të gatshme për të goditur territorin amerikan afër Guam’it, “Dragon Lady” është avioni i spiunazhit i zgjedhur i Washingtonit për të ndihmuar të hetojë rreth kërcënimeve që vijnë nga jashtë.
“Ne jemi më të zënë se që kemi qenë 10 vitet e fundit”, tha koloneli James Bartran, një pilot veteran i U-2 që drejton skuadrën e 5-të të zbulimit në bazën ajrore Osan, bazën më të afërt të Forcave Ajrore të SHBA’së, rreth 64 kilometra në afërsi të kufijve të Koresë Veriore.
Misioni është i qartë, për të mbajtur sytë dhe veshët në Korenë e Veriut, raportoi “CNN”, transmeton Periskopi.
Modelet më të reja të avionit “Dragon Lady” janë modernizuar me sensorë dhe kamera të reja.
Vlera e këtij avioni është 250 milionë dollarë, të cilët janë të pajisura për të përballuar një sërë detyrash për grumbullimin e të dhënave që kanë karakter sekret.
Kjo e bën atë një pasuri të madhe në zbulimin e asaj që koreano veriorët nuk kanë ide se çfarë është në gjendje të bëj ajo.
“Ne mund t’i shohim dhe dëgjojmë gjërat në të njëjtën kohë”, tha Bartran.
Në muajt që kur Donald Trump u bë Presidenti i ShBA’së, retorika midis Koresë së Veriut dhe ShBA-së është intensifikuar.
Të dyja palët kanë kërcënuar njëri tjetrin me asgjësimin total.
Por paparashikueshmëria e të dy liderëve mund të thotë se tensionet mund të përshkallëzohen dhe mund të vlojnë më tepër në çdo kohë.
Një skuadër e tretë “F-16” është vendosur në Kunsan, baza tjetër e Forcave Ajrore të ShBA’së në Korenë e Jugut.
Ky avion ka shpejtësi supersonike, e cila mund të lëvizë në 16 kilometra në minutë.
Pilotët në Bazën Ajrore të Osanit thonë se nëse ka rrezik të një konflikti, ata janë gati./Periskopi/


















