Blici serb: Daut Haradinajn e pret arrestimi, Ramushi dhe Thaçi, dëshmitarë (Foto)

Blici serb: Daut Haradinajn e pret arrestimi, Ramushi dhe Thaçi, dëshmitarë (Foto)

Gjykata Speciale e Kosovës për krime lufte  definitivisht do të fillojë të funksionojë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. I akuzuari i parë ka të ngjarë të jetë Daut Haradinaj. Sipas të përditshmes serbe “Blic” vëllau i tij, Ramushi, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jenë vetëm […]

Gjykata Speciale e Kosovës për krime lufte  definitivisht do të fillojë të funksionojë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

I akuzuari i parë ka të ngjarë të jetë Daut Haradinaj.

Sipas të përditshmes serbe “Blic” vëllau i tij, Ramushi, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jenë vetëm dëshmitarë në gjyqe, transmeton Klan Kosova.

Në shkrimin e titulluar “Daut Haradinajn e pret arrestimi, Ramushi dhe Thaçi, dëshmitarë”, kjo gazetë duke iu referuar diplomatëve të pa identifikuar nga Kosova, thekson se gjithçka është gati për aktakuzat e para dhe arrestimet.

Diplomatët e huaj në të cilët thirret “Blic” thonë se “ndjekjet penale për vrasje, rrëmbim, dëbim të popullsisë do të çojnë në stolin e gjykatës rreth njëqind shqiptarë etnikë”.

“Krahu i policisë dhe ushtarak, ushtarë, pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në një krim apo urdhëruesit, sipas vlerësimeve rreth njëqind sish do të jndiqen penalisht, të jenë të dyshuar ose do të thirren nga gjykata si dëshmitar”, tha  i njëjti burim, duke shtuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte rreth 15,000 anëtarë dhe se para saj do të sillen një numër i madh i komandantëve të UÇK-së.

“Nuk është çudi që Ramush Haradinaj do të ftohet vetëm si një dëshmitar, sepse ai është ndjekur penalisht në Hagë, por vëllai i tij Dauti do të jetë në mesin e atyre që do të ndiqet penalist”

Për Hashim Thaçin ky burim ka potencuar se ai dhe Kadri Veseli, i cili është sërish kandidat për Kryetar të Kuvendit të Kosovës “, ndoshta do të thirren vetëm si dëshmitar për luftën në Kosovë”, transmeton Klan Kosova.

Sipas gazetës, arrestimi i shqiptarëve do të bëhet nga  njësia e specializuar e  EULEX-it në mbështetje të Policisë së Kosovës, dhe në përbëheje të kësaj njësie do të jenë polakët dhe operacionet kryesore do të realizohen nga ta.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj