Besnik Hasi në grupin e ‘vdekjes’, flet për gjasat e skuadrës së tij

Besnik Hasi në grupin e ‘vdekjes’, flet për gjasat e skuadrës së tij

Juventusi, Barcelona dhe Sportingu i Lisbonës, short më të vështirë për Besnik Hasin dhe Olympiakosin e tij në grupet e Ligën e Kampionëve nuk mund të kishte. Trajneri shqiptar e mbajti premtimin që bëri gjatë momentit kur u prezantua te gjigantët e futbollit grek, se do ta kualifikonte klubin nga Pireu mes 32 skuadrave më […]

Trajneri shqiptar e mbajti premtimin që bëri gjatë momentit kur u prezantua te gjigantët e futbollit grek, se do ta kualifikonte klubin nga Pireu mes 32 skuadrave më të mira të Evropës.

Hasi ishte shprehur se do të dëshironte gjithashtu një skuadër të madhe në grupet e Champions League, por shorti i hedhur në Montecarlo këtë të Enjte nuk u tregua aspak bujar me skuadrën e trajnerit shqiptar, pasi Olympiacos do të sfidojë dy skuadrat që diskutuan mes tyre finalen e vitit 2015-të, ndërsa Juventusi shkoi deri në finalen e edicionit të fundit.

Një kundërshtar i vështirë është edhe Sportingu i Lisbonës dhe kalimi i grupit bëhet një mision i pamundur për Olympiacosin.

Në një intervistë ku foli për shortin e Championsit Hasi theksoi se përballjet ndaj Barcelonës dhe Juventusit do të jenë një eksperiencë e bukur për futbollistët por edhe për tifozët.

Shqiptari i stolit të Olympiacosit shtoi se shorti ka qenë shumë i vështirë për skuadrën e tij, por Olympiacosi do të bëjë më të mirën për të bërë një paraqitje sa më pozitive në grupin D të Uefa Champions League dhe për të tentuar pse jo të lërë pas Sportingun e Lisbonës për t’u renditur i treti dhe për të vazhduar aventurën në Europa League.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova