Arrin në Kosovë trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Arrin në Kosovë trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Në aeroportin e Prishtinës ka arritur arkivoli i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi nga Stambolli. Rexhepi ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 63 vjeçare. Ai në muajin prill pësoi sulm në tru, prej kur ndodhet edhe në koma. Pas trajtimit disa ditor në Kosovë, Rexhepi ishte dërguar për trajtim në një spital turk. […]

Rexhepi ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 63 vjeçare.

Ai në muajin prill pësoi sulm në tru, prej kur ndodhet edhe në koma. Pas trajtimit disa ditor në Kosovë, Rexhepi ishte dërguar për trajtim në një spital turk.

Rexhepi, kishte lindur më 3 qershor 1954 në Mitrovicë. Rexhepi kishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i kishte përfunduar në Zagreb në vitin 1985.

Punoi për vite me radhë punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.

Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Ndërkaq, më 2002 ishte zgjedhur kryeministër i parë i institucioneve të përkohshme vetëqeverise të Kosovës.

Saktësisht, më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president.  Rexhepi ka qenë ministër i Punëve të Brendshme.

Në periudhën e fundit, Rexhepi kishte lënë politikën dhe i ishte kthyer profesionit si kirurg në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja