Amerika në ‘ethe’ për fatin e 10 marinarëve, ja çka duhet të dini deri tani për këtë ngjarje (Foto/Video)

Një kërkim i ashpër vazhdoi të hënën për 10 marinarët e zhdukur pas një përplasjeje mes një shkatërruesi të raketave të udhëhequra nga marina amerikane dhe një cisterne të naftës jashtë Singaporit. Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara shtyu përpara me hetimet rreth “fakteve dhe rrethanave” e kësaj përplasjes, ky është incidenti i dytë i […]
Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara shtyu përpara me hetimet rreth “fakteve dhe rrethanave” e kësaj përplasjes, ky është incidenti i dytë i tillë midis një anije luftarake të ShBA’së dhe anije tregtare në rajonin e Paqësorit këtë verë.
“USS John S. McCain” arriti në bazën detare Changi në Singapor dhe fotot treguan një vrimë të madhe poshtë anijes.
Më shumë se 14 orë pas përplasjes nuk kishte pasur për ndonjë përparim për t’i gjetur marinarët e zhdukur, raportoi “The Washington Post”, transmeton Periskopi.
“Kërkimet dhe përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë në koordinim me autoritetet lokale”, tha Flota e 7-të e Marinës.
Më parë, anijet e Marinës Mbretërore Malajziane u bashkuan me anijet dhe helikopterët e Singaporit dhe amerikanëve në kërkim për t’i gjetur trupat e marinarëve.
Kjo ishte hera e dytë për dy muaj që një shkatërrues i marinës i bazuar në portën e flotës së 7-të të Japonisë në Yokosuka, ka qenë i përfshirë në një përplasje në det, dhe ky incidenti i fundit ka ngjashmëri.
Shtatë marinarë u vranë kur “USS Fitzgerald” u përplas me një anije konteniere në jug të Japonisë në qershor.
“USS John S. McCain”, ishte duke shkuar në një vizitë rutinë në Singapor pas patrullimit në Detin e Kinës Jugore.
Të dhënat e transportit treguan se anija tregtare “Alicia MC” ishte gjithashtu në rrugën e saj për në Singapor, kur anijet u përplasën në lindje të Ngushticës së Malakasë në orën 5:24 të mëngjesit, shumë kohë para lindjes së diellit.
Shtrirja e gjatë prej 550 milje shkon në mes të Gadishullit malajzik dhe ishullit indonezian të Sumatrës, që lidh oqeanet e Paqësorit dhe Indisë dhe është një nga rrugët më të ngarkuara të anijeve në botë./Periskopi/
















