Ambasadori kosovar në Angli: Bajram Rexhepi, ishte politikan me integritet të lartë

Në mesin e shumë personaliteteve të cilët kanë ngushlluar sot familjen dhe vendin për vdekjen e ish kryeministrit të parë të vendit Bajram Rexhepi, është edhe Lirim Graiqevci ambasadori i Kosovës në Angli, shkruan Periskopi. Ai ka shkruar se ndjehet tejet i pikëlluar nga vdekja e parakohshme të Dr.Rexhepit. “Tejet i pikëlluar nga vdekja e […]
Në mesin e shumë personaliteteve të cilët kanë ngushlluar sot familjen dhe vendin për vdekjen e ish kryeministrit të parë të vendit Bajram Rexhepi, është edhe Lirim Graiqevci ambasadori i Kosovës në Angli, shkruan Periskopi.
Ai ka shkruar se ndjehet tejet i pikëlluar nga vdekja e parakohshme të Dr.Rexhepit.
“Tejet i pikëlluar nga vdekja e parakohshme e Dr. Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Kosovës. Ishte politikan me integritet të lartë, fisnik dhe i virtytshëm. Mjek, humanist. Por, mbi të gjitha, ishte njeri me vlera morale dhe familjare. Të tillë do ta kujtojmë përherë”, ka shkruar ambasadori Graiqevci./Periskopi











