Alarmante: Shqipëria përgatitet për tërmete dhe shira të dendura

Alarmante: Shqipëria përgatitet për tërmete dhe shira të dendura

Vera më e thatë dhe më e nxehtë e 80 viteve të fundit që ka prekur vendin tonë, përveç problematikës aktuale të zjarreve pritet të ketë pasoja edhe gjatë vjeshtës, por edhe më tej. Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi gjatë një takimi pune në Prefekturën e Tiranës me drejtuesit e zjarrfikësve dhe pushtetit lokal, […]

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi gjatë një takimi pune në Prefekturën e Tiranës me drejtuesit e zjarrfikësve dhe pushtetit lokal, ka paralajmëruar për rreziqe në një të ardhme jo të largët nga tërmetet dhe shirat, raporton Top Channel.

“Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm. Së pari duhet të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit ‘67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër, Korçë, etj. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, pasi kanë nisur lëkundjet e para në qarkun e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Ne le t’i lutemi Zotit të mos ketë tërmete me pasoja, por duhet të jemi të përgatitur pasi rreziku i tërmeteve në fund të 2017-s dhe në fillim të 2018-s është real, siç e ka treguar dhe gjeoshkenca”, ka deklaruar Prençi.

Prençi ka kërkuar gatishmëri të strukturave edhe për shirat që mund të prekin vendin pas muajit shtator. “Duhet të përgatitemi me shirat që do të vijnë pas një vere të nxehtë e të thatë, ku është trazuar gjithë korja e Tokës dhe do të përballemi me shiun e parë që do të vijë pas shtatorit, me përmbytje që do të bllokojnë gjithë sistemin e kanaleve”, ka thënë Prençi.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja