Agim Aliu i hyri garës për Ferizajn, thotë se pati “kërkesa të parreshtura”

Agim Aliu i hyri garës për Ferizajn, thotë se pati “kërkesa të parreshtura”

Deputeti e ish-kryetari i Ferizajt nga PDK, Agim Aliu ka konfirmuar edhe vet kandidimin e tij për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet e tetorit. Aliu thotë se ka pasur kërkesa të parreshtuara nga të gjithë që të kandidoj për këtë pozitë. Ky është shkrimi i plotë i Aliut në Facebook: Të dashur dhe shumë të […]

Deputeti e ish-kryetari i Ferizajt nga PDK, Agim Aliu ka konfirmuar edhe vet kandidimin e tij për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet e tetorit.

Aliu thotë se ka pasur kërkesa të parreshtuara nga të gjithë që të kandidoj për këtë pozitë.

Ky është shkrimi i plotë i Aliut në Facebook:

Të dashur dhe shumë të respektuar qytetarë të Ferizajt!

Ju, që gjithnjë më keni përkrahur dhe mbështetur.

Ju, që gjithnjë më keni bërë të ndihem i kënaqur dhe krenar që jam pjesë e juaja.

Sot, pas kërkesave të pareshtura nga ana juaj, kërkesa që më ishin drejtuar në të gjitha format, kam vendosur që edhe njëherë të jem pjesë e garës për të parin e Ferizajt. Këtë vendim jo të lehtë për mua dhe familjen time e mora sepse u ndjeva i obliguar moralisht që të jam zëri i juaj në ndryshimin që tashmë i duhet Ferizajt për kthimin e harmonisë ndërmjet qytetarëve pa dallim të përkatësive apo ngjyrimeve politike, si dhe nevojën për trajtim të barabartë për të gjithë ju.

Të dashur qytetarë, e dimë të gjithë që familja është e shenjtë, mirëpo, për mua nuk keni më pak shenjtëri edhe ju, sepse ju jeni ata që na bëtë të ndihemi aq mirë mua dhe familjen time me besimin dhe respektin që keni treguar për mua gjatë gjithë jetës sime politike, prandaj vendosa të dëgjoj zërin tuaj.

Duke qenë i ndërgjegjshëm dhe thellësisht i bindur që, për familjen time nuk do të jetë i lehtë kandidimi im për të parin e Ferizajt, i falënderoj nga zemra për përkrahje dhe njëkohësisht kërkoj nga ta mirëkuptim ashtu siç më kanë mirëkuptuar gjithnjë sa herë që është dashur të sakrifikojmë për të mirën e vendit.

Poashtu një falenderim të veçantë kam për të gjithë miqtë, kolegët dhe bashkëveprimtarët e mi politikë që më mbështetën vazhdimisht ne këtë rrugëtim politik!

Qytetarë të nderuar,

Ju që keni forcën e ndryshimit! Unë dëshiroj të ju falënderoj juve edhe njeherë për nderin dhe respektin që keni treguar në vazhdimësi për mua dhe njëkohësisht ju premtoj që së bashku do të përpiqemi ta ndërtojmë një Ferizaj për të cilin do të jemi krenarë të gjithë dhe i cili do të shquhet dhe do të merret model nga gjitha komunat e Kosovës.

I juaji,

Agim Aliu!

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike