22 kandidatët që kërkojnë edhe një mandat si kryetar komune

22 kandidatët që kërkojnë edhe një mandat si kryetar komune

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetor, kurse partitë politike tashmë kanë publikuar shumicën e emrave që do të garojnë nëpër komuna. Afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike është deri të martën, kurse ajo çka vërehet është se në shumicën e komunave kryetarët aktualë do të rikandidohen nga partitë politike. […]

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetor, kurse partitë politike tashmë kanë publikuar shumicën e emrave që do të garojnë nëpër komuna.

Afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike është deri të martën, kurse ajo çka vërehet është se në shumicën e komunave kryetarët aktualë do të rikandidohen nga partitë politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës në të gjitha komunat ku aktualisht udhëheq nuk e ka ndryshuar as edhe një emër, shkruan lajmi.net

Gazmend Muhaxheri në Pejë, Lutfi Haziri në Gjilan, Muharrem Sfarqa në Ferizaj, e Agim Veliu në Podujevë, do ta kërkojnë edhe një mandat nga qytetarët pasi partia ka vendosur t’i rikandidojë.

Votën e qytetarëve që të udhëheqin përsëri me komunën do ta kërkojnë edhe Imri Ahmeti në Lipjan, Haki Rugova në Istog, Sali Asllanaj në Suharekë, Sokol Haliti në Viti, e Burim Berisha në Fushë Kosovë.

Pak ndryshime në komunat ku aktualisht qeverisë do të bëj Partia Demokratike e Kosovës.

Në Prizren dhe Vushtrri kjo parti sipas të gjitha gjasave nuk do të vazhdojë me Ramadan Mujën, respektivisht Bajram Mulakun.

Kurse në dyshim është  Skënderaji dhe Drenasi ku janë paraqitur disa kandidatë që synojnë ta kërkojnë votën e qytetarëve.

Sokol Bashota pritet të rikandidohet për kryetar të Klinës, Idriz Vehapi në Rahovec, Naim Ismaili në Shtime, e Besim Ilazi në Kaçanik.

Ndryshime të mëdha nuk ka pasur as nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Agron Kuçi do ta kërkoj edhe një mandat nga qytetarët e Junikut, kurse Xhafer Gashi synon ta mbajë postin e kryetarit të Obiliqit.

Kurse në Deçan nga ky subjekt është caktuar si kandidat për kryetar Bashkim Ramosaj, pasi Rasim Selmanaj së fundi ka fituar ulëse në Parlament.

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të mos e ndërroj kandidatin në komunën e vetme ku udhëheq.

Në Prishtinë, edhe një mandat e kërkon Shpend Ahmeti.

Kryetarët aktual të Mitrovicës, Gjakovës e Hanit të Elezit do ta kërkojnë përsëri votën nga qytetarët.

Agim Bahtiri me Aleancën Kosova e Re do ta kërkojë mandatin e dytë në qytetin e Mitrovicës, kurse Mimoza Kusari-Lila edhe pse u zgjedh deputete, do t’i hyjë garës për të paren e Gjakovës.

Mandat tjetër do të kërkoj edhe kandidati i pavarur, Rufki Suma që do të synojë të jetë kryetar i Hanit të Elezit.

Afati i fundit që partitë të dërgojnë emrat e kandidatëvë për kryetar dhe asamble është 22 gushti.

 

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin