12 të vdekur nga tajfuni më i fuqishëm që goditi Kinën

Rajoni i Kinës jugore është goditur nga tajfuni më i fuqishëm në gjysmë shekullin e fundit, si pasojë e të cilit kanë humbur jetët të paktën 12 persona. Rajoni i bregdetit lindor të Kinës, Macau, i cili u godit më së rëndi nga tajfuni, njofton se tetë persona u vranë, përfshirë dy persona që u […]
Rajoni i Kinës jugore është goditur nga tajfuni më i fuqishëm në gjysmë shekullin e fundit, si pasojë e të cilit kanë humbur jetët të paktën 12 persona.
Rajoni i bregdetit lindor të Kinës, Macau, i cili u godit më së rëndi nga tajfuni, njofton se tetë persona u vranë, përfshirë dy persona që u gjeten në garazhin e parkingut në ish koloninë portugeze. Ndërsa, 153 persona u lënduan në vërshimet e mëdha, erërat e forta që i kanë përplasur dyert dhe dritare dhe shkaktuar prishje në furnizim me energji elektrike, transmeton Express.
“Është fatkeqësi, humbjet janë të mëdha dhe shumë ndërtesa kanë nevojë për riparim,” ka thënë ligjvënësi i Macau, Jose Pereira Coutinho, shkruan Express.
Ai ka shtuar se shumë njerëz janë ende duke u përballur me mungesë të rrymës dhe ujit.













