10 të fshehtat e Dybalas që nuk i keni ditur, ja cilat janë ato (Foto)

10 të fshehtat e Dybalas që nuk i keni ditur, ja cilat janë ato (Foto)

Dibala po lidhet gjithmonë e më shumë me numrin 10. Pas fanellës dhe 10 milionë ndjekësve në rrjetet sociale, lojtari ka rrëfyer jetën e tij përmes 10 sekreteve. NOFKAT – Kur ishte i vogël e thërrisnin “prifti” sepse fanella i rrinte aq e madhe, sa dukej më shumë si një tunikë. Gjatë përvojës me Palermon, e […]

NOFKAT – Kur ishte i vogël e thërrisnin “prifti” sepse fanella i rrinte aq e madhe, sa dukej më shumë si një tunikë. Gjatë përvojës me Palermon, e quanin “u picciriddu”, që në dialektin vendas do të thotë “fëmija”. Një herë madje Paulo reagoi duke thënë: “E ç’të keqe ka të dukesh si fëmijë”. Tashme Dibala njihet si “Joya” (Xhevahiri).

SHAH – Lojën ose artin, siç e quan ai, e ka mësuar në moshë fare të vogël dhe në grumbullimet me ekipet e ndryshme ku luante ka vazhduar ta praktikojë. Që prej janarit nuk luan më, të paktën jo me shokët e skuadrës. I vetmi kundërshtar që kishte ishte Hernanes dhe Marota e shiti. Tashmë Dibala jep shah mat vetëm në fushën e blertë.

LEGO – Ambasador i logos së firmës së tij, por edhe i “Lego”-s. Pikërisht loja me tulla plastike e preferuar ndër fëmijë, është e parapëlqyer edhe nga numri 10 i Juventusit. Në lojën e tij e ndihmon edhe e dashura me të cilën nuk ndalen derisa arrijnë një produkt përfundimtar të pëlqyeshëm.

dibala

E DJATHTA – Me të majtën shkruan poezi futbollistike, por po përpiqet të arrijë rezultat edhe me të djathtën. Për të përmirësuar ndjeshmërinë e këmbës, Dibala një herë në javë mundohet të shkruajë emrin me këmbën e djathtë.

ARBITRAT – Kur shokët luajnë futboll, a e dini se çfarë bën Paulo? Vishet me të zeza, fut kartonët në xhep dhe me sa thonë është një arbitër që nuk toleron as faullin minimal, duke bërë që kartonët e kuq të lulëzojnë.

BASKETBOLLI – Zonja Dibala u përpoq ta shtynte të birin drejt basketbollit, por nevoja për ta ndalur topin me këmbë i dha një tjetër orientim sportiv djaloshit. Sot kjo histori është objekt të qeshura me mikun Fakundo Kompazo, organizatori i ekipit të basketbollit të Realit të Madridit.

SOLIDARITET – “Sonrisa” (Buzëqeshja) është emri i fondacionit bamirës të financuar nga Dibala. Jo vetëm bamirësi për juventinin, por edhe shumë solidaritet. Mjafton të kujtojmë se Pashkën e fundit e kaloi në repartin e onkologjisë për fëmijë në spitalin “Santa Margerita” të Torinos.

dibala

FANELLAT – Koleksioni i tij i fanellave të shkëmbyera me rivalët ka një emërues të përbashkët duke qenë së të gjitha u përkasin numrave 10. Edhe kur Dibala mbante 21 ndërrimi bëhej me kundërshtarin që mbante 10-ën.

DASHURI – Antonela Kavalieri, ish-modelja që deri pak kohë më parë ishte gjithmonë e pranishme në ndeshjet e Paulos, prej pak kohësh nuk duket më. Ishte ajo dashuria e madhe e Dibalës, një histori që zgjati mbi tre vite, por që asnjëherë nuk u bë objekt thashethemesh.

RRJETE SOCIALE – Dy duar të hapura, 5 + 5. Kështu i festoi Dibala 10 milionë ndjekësit në rrjetet sociale. Siç e do zakoni, nuk mungoi as video falënderuese pa harruar dhe “Maskën Dibala”, një klasike e festimit të golave e frymëzuar nga filmi “Gladiatori”, të cilin “La Joya” thotë se e ka parë me dhjetëra herë.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova