Vuçiqi ka përkrahjen e serbëve të Kosovës për zgjidhjen e problemeve me shqiptarët

Vuçiqi ka përkrahjen e serbëve të Kosovës për zgjidhjen e problemeve me shqiptarët

Zëvendëskryeministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë se serbët e Kosovës e përkrahin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për iniciativën që çështja e Kosovës të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Edhe serbët e Graçanicës thonë se në Kosovë ka ndodhur një realitet i ri dhe se presidenti i Serbisë është njeriu ideal […]

Zëvendëskryeministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë se serbët e Kosovës e përkrahin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për iniciativën që çështja e Kosovës të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Edhe serbët e Graçanicës thonë se në Kosovë ka ndodhur një realitet i ri dhe se presidenti i Serbisë është njeriu ideal që t`i definojë raportet ndërmjet dy vendeve.

Serbët e Kosovës e kanë mbështetur iniciativën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq për dialogun me Kosovën. Kështu thuhet në një deklaratë të zyrës së zëvendëskryeministrit në detyrë në qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq. Siç thuhet në deklaratë, mbështetja e nismës për dialog të brendshëm është dhënë duke pasur parasysh rrethanat në të cilat serbët jetojnë në Kosovë, por edhe për shkak se ata kanë shumë besim në presidentin Aleksandër Vuçiq.

“Serbët në Kosovë janë të gatshëm për të vazhduar me qeverinë e tyre të Serbisë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, të ecin me guxim përpara, në mënyrë që fëmijët tanë të mund të jetojnë mirë dhe në mënyrë të lirë duke mos pasur frikë çdo herë kur të shkojnë te fqinjët (shqiptarë) në dyqan, në një ndeshje futbolli apo kudo tjetër“, thuhet në këtë deklaratë.

Edhe qytetarët serbë të Kosovës kanë mirëpritur idenë e presidentit të Serbisë, që çështjet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen njëherë e përgjithmonë. Presidenti serb ka deklaruar se qëndrimi i liderëve të Beogradit zyrtar karshi Kosovës është thjesht një rrugë pa krye për Serbinë në raport me Bashkimin Evropian dhe të ardhmen e Serbisë. Qytetarët serbë që jetojnë në Graçanicë thonë se që nga viti 1999 në Kosovë ka ndodhur një realitet i ri dhe se këtë tashmë e dinë edhe serbët në Kosovë, ata në Serbi, por edhe liderët e Serbisë. Sipas tyre, presidenti i Serbisë është njeriu ideal që njëherë e përgjithmonë t`i definojë raportet ndërmjet dy vendeve.

“Është mirë që kjo çështje të kryhet tash sesa pas 100 vjetësh. Kosova dhe Serbia duhet t`i kalojnë barrierat që kanë, mos ta pengojnë njëra tjetrën në rrugën e tyre në anëtarësim përfshirë këtu edhe në organizata të ndryshme rajonale e ndërkombëtare. Është mirë të pranohet Kosova, një vend që tashmë është njohur nga më shumë se 114 vende të botës. Realiteti është realitet dhe ne nuk mund të jetojmë më me mite“, ka theksuar një qytetar.

E banorët tjerë të kësaj komune thonë se njohja e Kosovës nga Serbia dhe qëndrimet e fundit të Serbisë ndaj Kosovës kanë një adresë tjetër. Sipas tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që vendosin për këtë.

“Kjo nuk varet as nga serbët, as nga shqiptarët. Ne nuk kemi në dorë asgjë, kjo është çështje e Amerikës. Krejt ata çka mendojnë do të ndodhë, jeta më herët ka qenë më mirë sesa tash dhe këtë e dinë edhe shqiptarët, por edhe serbët”, ka theksuar një qytetar tjetër.

Ndërsa, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel duhet të përfundojë me njohjen e dy vendeve./RTK/

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja