Vuçiq: Unë kam ndryshuar, vetëm gomarët nuk ndryshojnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai dëshiron që të fillojë një rrugë të re me Kosovën, edhe pse serbët ende nuk janë gati, Vuçiq ka thënë se nuk do të hezitoj, shkruan Blic.rs, transmeton Periskopi. Vuçiq ka folur edhe në lidhje me “bashkëjetesën” e Shqiptarëve dhe serbëve në Zvicërr duke thënë “E […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai dëshiron që të fillojë një rrugë të re me Kosovën, edhe pse serbët ende nuk janë gati, Vuçiq ka thënë se nuk do të hezitoj, shkruan Blic.rs, transmeton Periskopi.
Vuçiq ka folur edhe në lidhje me “bashkëjetesën” e Shqiptarëve dhe serbëve në Zvicërr duke thënë “E di që Shqiptarët dhe serbët jetojnë shumë të qetë si dhe janë miq të mirë në Zvicërr, kjo gjë mund të na ndihmojë edhe në Serbi dhe Kosovë”.
Në lidhje me gabimet e serbëve Vuçiq tha se nuk i vjen turp por se duhet analizuar ato gabime dhe se ndjehet krenar me popullin e tij serb.
“Unë nuk kam turp të them se kam ndryshuar. Vetëm gomaërt nuk ndryshojnë,” ka thënë Vuçiq./Periskopi/












