Trajneri shqiptar nderohet nga Federata Gjermane e Futbollit, urohet edhe nga Angela Merkel (Foto)

Trajneri shqiptar nderohet nga Federata Gjermane e Futbollit, urohet edhe nga Angela Merkel (Foto)

Mërgim Ramadani është nderuar nga Federata e Futbollit e Gjermanisë, si trajneri më i mirë që ka punuar në integrimin e nacionaliteteve. Atë e ka uruar edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel. Sporti është një nga aktivitetet, ku shqiptarët e diasporës janë më të suksesshëm. Në këtë mes hyn edhe trajneri Mërgim Ramadani, i cili është […]

Sporti është një nga aktivitetet, ku shqiptarët e diasporës janë më të suksesshëm. Në këtë mes hyn edhe trajneri Mërgim Ramadani, i cili është nderuar nga Federata e Futbollit e Gjermanisë, si trajneri më i mirë që ka punuar në integrimin e nacionaliteteve. Atë, në një pritje e ka uruar edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel. Fotografia e tij është edhe në muzeun gjerman të Dortmundit. Në një rrëfim ekskluziv për albinfo.ch, Mërgimi tregon për çmimin e fituar dhe rëndësinë e saj.

Merkel duke e uruar Ramadanin me mirënjohje në duar

Ramadani është ndier shumë i lumtur që ka përfaqësuar popullin shqiptar në atë ngjarje. “Kjo ka ndodhur në shkurt të vitit 2012 në Berlin, ku jam zgjedhur si trajneri më i mirë me ekipin e VfL Fontana Finthen e.V. E kemi fituar turneun “Integrationspreis 2011”. Ekipi ka fituar çmimin pasi ka punuar shumë në integrimin e shumë nacionaliteteve. Ky çmim është dhënë nga Federata e Futbollit të Gjermanisë dhe Mercedes Benz. Ka qenë 5-vjetori i mbajtjes së turneut, dhe e ftuar ka qenë edhe Angela Merkel, e cila më ka uruar për çmimin. Kam qenë shumë i lumtur që unë si shqiptar e përfaqësoja popullin tim në atë aktivitet shumë të rëndësishëm”, thotë Ramadani për albinfo.ch.

Fotografia e tij, në muzeun e Dortmundit

Mërgimi është shumë modest dhe nuk flet me dëshirë për veten. Por mediat e shumta gjermane kanë shkruar për të, për punën e madhe që bën në integrimin në Gjermani, por edhe punën e madhe vullnetare. Ato kanë cekur prejardhjen e tij nga Kosova, duke treguar edhe historinë e tij. Fotografia e Mërgimit ndodhet edhe në muzeun e futbollit, në Dortmund. “Një vit e gjysmë pas eventit të përmendur,, Federata e Futbollit e Gjermanisë kishte vendosur që prej të gjithë atyre të vinte fotografinë time në muzeun “Deutsches Fußballmuseum në Dortmund”. Arsyeja pse federata ka kontaktuar me mua, është se kam punuar shumë në integrimin e trajnimin e shumë nacionaliteteve, si gjermanë, turq, kroat, etj”, ka shtuar tutje Mërgim Ramadani.

Ramadani duke pozuar para fotografisë së tij në muzeun e Dortmundit

 

Nuk i lë anash as studimet

Përveç që është trajner në Gjermani, ai merret edhe me studime. “Kam lindur më 25 shkurt 1994 në Mainz të Gjermanisë. Familja ime është nga Prishtina, nga lagja e Muhaxherëve. Për momentin studioj “Biznesin Ndërkombëtar dhe Inxhinierinë”, shton ai tutje. Çmimi që pati fituar Mërgim Ramadani, pati bërë bujë në mediat gjermane. Shumë prej tyre shkruan për historinë e tij, që nga klubi i futbollit, për ndihmën që jep për integrim në Gjermani, për fotografinë në muze, apo edhe për historinë e tij prej një fëmije migrantësh, familja e të cilit qe larguar pak para se të fillonte lufta në Kosovë.

Mërgim Ramadani, i pari nga e majta

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova