Thaçi gjeneralit amerikan: Ushtria do të bëhet në koordinim me NATO’n

Thaçi gjeneralit amerikan: Ushtria do të bëhet në koordinim me NATO’n

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në komandantin Suprem të NATO’s për Europë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti. Në takim, sipas njoftimit, u bisedua rreth mbështetjes së NATO’s ndaj Kosovës dhe sigurimit të paqes në rajon. Presidenti Thaçi me komandantin Suprem gjithashtu folën edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës, për të cilën Thaçi tha […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në komandantin Suprem të NATO’s për Europë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti. Në takim, sipas njoftimit, u bisedua rreth mbështetjes së NATO’s ndaj Kosovës dhe sigurimit të paqes në rajon. Presidenti Thaçi me komandantin Suprem gjithashtu folën edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës, për të cilën Thaçi tha se ajo do të formohet në koordinim të plotë më NATO’n dhe me përfshirjen e të gjitha institucioneve dhe komuniteteve në Kosovë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori, Giovanni Fungo.

Presidenti Thaçi ka falënderuar gjeneralin Scaparrotti për mbështetjen që NATO i ka dhënë Kosovës në sigurimin e paqes në Kosovë dhe rajon.

Presidenti ka theksuar se roli i NATO-s në Kosovë ka qenë përcaktues jo vetëm në ruajtjen e stabilitetit dhe rritjen e sigurisë, por edhe në bashkëpunimin ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Roli juaj në Kosovë, si dhe në rajon është i pazëvendësueshëm. Do të jemi gjithmonë mirënjohës për këtë mbështetje”, ka theksuar Presidenti.

Presidenti Thaçi ka informuar atë për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Sipas tij, Kosova ka përfunduar me sukses procesin e zgjedhjeve, të cilat kanë qenë të lira, fer dhe demokratike.

“Tani jemi në proces të krijimit të institucioneve të Kosovës, të cilat do të jenë multietnike dhe me orientim të qartë euroatlantik”, ka thënë presidenti Thaçi.

Duke folur për bashkëpunimin me shtetet e rajonit, presidenti Thaçi ka përshëndetur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke shpresuar që rrugën e njëjtë do ta ndjekin edhe shtetet tjera, duke kontribuar kështu për paqen afatgjatë në rajon.

Nga ana tjetër, komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, gjeneralin, Curtis Scaparrotti ka thënë se NATO është e përkushtuar të qëndrojë në Kosovë, për të siguruar paqe dhe stabilitet për krejt rajonin.

Presidenti ka theksuar se Kosova është duke punuar që të përmbyll procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës. “Kjo do të ndodh në koordinim të plotë me ju dhe me përfshirjen e të gjitha institucioneve dhe komuniteteve në Kosovë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se Kosova po ashtu do të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe do të punojë për bashkëpunimin rajonal dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit