Tetë materie kancerogjene që duhet hedhur nga shtëpia

Tetë materie kancerogjene që duhet hedhur nga shtëpia

I paguani shtrenjtë, ndërsa ato vazhdimisht dhe pa u vërejtur na helmojnë. Po ju tregojmë kancerogjenët më të njohur shtëpiakë. Ato nuk është e thënë se patjetër shkaktojnë kancerin, mirëpo s’ka kuptim t’i ekspozohemi rrezikut kur ekzistojnë opsione më të sigurta. Pas sëmundjeve të enëve të gjakut, të cilat përfshijnë pikën në tru dhe në […]

Pas sëmundjeve të enëve të gjakut, të cilat përfshijnë pikën në tru dhe në zemër, kanceri është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve në shumicën e vendeve të botës, përfshirë edhe vendin tonë.

Një numër i madh prodhimesh të cilat i përdorim në shtëpi përmbajnë elemente të cilat konsiderohen se sigurisht shkaktojnë kancerin, e të mos i përmendin ato të cilat shkaktojnë alergjitë, astmën dhe probleme të tjera.

Për këtë gjë, para së gjithash, duhet fajësuar rregullimin e keq të përbërësve të lejuar. Megjithatë, këtë mund ta përmirësoni, nëse kini kujdes. Për shembull, mjetet toksike për pastrim, mund t’i zëvendësoni me përzierje prodhimesh të sigurta, të cilat me siguri i keni në shtëpi.

Në vazhdim po japim listën e rreziqeve më të njohura. Ato nuk është e thënë se patjetër shkaktojnë kancerin, mirëpo nuk ka nevojë t’i ekspozohemi rrezikut, kur tashmë ekzistojnë opsione më të sigurta.

1. Freskuesit e ajrit

Aroma e këndshme në ajër shpesh vjen e paketuar me naftalinë dhe formaldehidinë, të njohura si kancerogjene. Mirëpo, përmbajnë edhe një sërë kimikaliesh të tjera toksike. Dëshironi ajër të freskët në ambientin tuaj, fillojani menjëherë që të eliminoni shkaktarët e aromës së keqe. Kështu është shumë më mirë e sa të kamuflohet me diçka tjetër.

Ambientin tuaj të jetesës shpesh ajroseni, rregullisht pastrojeni, dhe, nëse megjithatë diçka kundërmon, provoni zeolitin mineral, i cili është i njohur si njëri ndër vajrat eterikë më të mirë natyralë antitoksikë

2. Ngjyrat e pikturimit, materialet për përpunimin e stolive dhe të tjera

Jini të kujdesshëm ndaj plumbit dhe metaleve të tjera me ngjyra, vernikut dhe emalit. Përdorni ngjyrat me bazë perimesh.

Shfrytëzoni ngjitësit, ngjyrat dhe lapsat me bazë ujore dhe shmanguni nga tretësit e rrezikshëm siç janë: ‘çimento-goma’ apo lapsat të cilët përmbajnë aceton, heksan, heptan apo toulen.

3. Mjetet për mirëmbajtjen e automobilit

Duke pasur parasysh lirimin e tymit i cili del nga automobili, nuk është për t’u habitur që edhe mjetet për mirëmbajtjen e tij nuk janë të mira për shëndetin. Antifrizi dhe lëngjet të cilat përmbajnë etilen glikol janë shumë toksike, mirëpo nuk janë më të mira as ato për pastrimin e xhamave. Kurrë nuk bën të lihen në vende ku fëmijët mund t’i prekin, sepse nëse i pinë mund edhe të vdesin.

Vaji i përdorur i motorit është i rrezikshëm kur ka kontakt me lëkurën. Probleme shëndetësore shkaktohen rëndom pas ekspozimit të gjatë. Nëse patjetër përdorni mjete për lyerje dhe mirëmbajtje të automobilit, mbajini të mbyllura në çelës, ndërkaq mbetjet hidhni bashkë me mbeturinat e rrezikshme.

4. Rrobat nga pastrimi kimik
Punëtoritë e pastrimit kimik rëndom shfrytëzojnë tonelata kemikalesh, siç janë perkloroetileni (tetrakloroetileni), naftalina, benzena, formaldehidi dhe trikloroetileni – të gjithë janë kancerogjenë. Këto avullime kimike mund të mbeten në rroba ditë të tëra.

5. Mjetet kundër pleshtave, rriqrave dhe morrave

Shmanguni pesticideve me bazë lindani. Në disa shtete janë shpallur mjete kancerogjene.

6. Ngjyrat dhe verniku

Disa përbërës avullues organikë, të cilët shfrytëzohen në ngjyra janë të njohur si kancerogjenë. Veç kësaj, ngjyra vite të tëra pas lyerjes nga pak avullon nga muret.

Kurrë mos i përdorni ngjyrat të cilat përmbajnë përbërës avullues organikë. Gjithmonë interesohuni për ngjyrat më pak toksike.

7. Kokrrat nga naftalina

E njihni atë kundërmim të tmerrshëm të naftalinës? Është shenjë e qartë që jua dërgon trupi: keq, keq, keq! Thithja e naftalinës në esencë është thithje e insekticidit.

Naftalina përmban pothuajse 100% naftalinë, e cila është karcinogjen, apo paradilorobenzena, materie helmuese. Shumë njerëz kundër molëzave përdorin livandën, duhanin e tharë dhe materie të të tjera natyrale.

8. Mjetet për pastrim

Të gjitha mjetet për pastrim nuk përmbajnë materie kancerogjene, mirëpo shumica janë të dyshimta. Mjetet kundër mykut të bardhë shpesh përmbajnë formaldehid. Më mirë është të provoni mjete natyrore, me ndihmën e uthullës, vajit apo çajeve.

Përbërësve të tmerrshëm në mjetet për pastrimin e njollave në tepihë shmanguni, duke pastruar me avull dhe me mjete natyrore për pastrim.

Divanet dhe kolltukët më mirë është t’i vishni me material stofi të bukur – që mund të hiqet dhe të pastrohet lehtë.

Mjetet për polirimin e drurit mund të rrezikojnë sistemin nervor qendror dhe organet riprodhuese, sepse netrobenzena në to thithet nëpërmjet lëkurës. Blini mjete natyrale ose përpunoni mjetet tuaja nga 1/8 e gotës vaj ulliri me një lugë uthull dhe një lugë vodkë.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve