Sulmuesi me motosharrë vazhdon të jetë në arrati

Sulmuesi me motosharrë vazhdon të jetë në arrati

Franz Vrousis ka qenë i dënuar dy herë më parë për shkelje të ligjit mbi armëmbajtje. Qytetarë të ndryshëm njoftojnë se bëhet fjalë për një person të mbyllur në vete dhe me sjellje agresive Më shumë se 24 orë kanë kaluar nga sulmi me motosharrë që ndodhi në qytetin e vjetër të Schaffhausenit dhe ende […]

Më shumë se 24 orë kanë kaluar nga sulmi me motosharrë që ndodhi në qytetin e vjetër të Schaffhausenit dhe ende nuk është kapur personi i dyshuar për kryerjen e këtij sulmi. Policia vazhdon të jetë në ndjekje të 51 vjeçarit Franz Vrousis dhe për këtë ka shpallur tashmë edhe fletarrestin ndërkombëtar, njofton srf.ch.

Ajo konsideron se i arratisuri është i armatosur dhe supozohet se ende e ka me vete motosharrën  prandaj këshillon qytetarët për kujdes.

Policia e Schaffhausenit ka bërë të ditur në mëngjesin e sotëm se e ka gjetur në regjionin Weinland automjetin e personit në fjalë.

Vrousis është i njohur si njeri nomad, që nuk është i paraqitur në asnjë komunë, transmeton albinfo.ch. Ai sipas njohurive të policisë, para kryerjes së aktit, qëndronte në pyjet në zonën kufitare në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë.

I dyshuari ka qenë i dënuar dy herë më parë për shkelje të ligjit mbi armëmbajtje. Qytetarë nga lokalitete të ndryshme njoftojnë se bëhet fjalë për një person të mbyllur në vete dhe me sjellje agresive. Prej pak vitesh ai pas një aksidenti automobilistik kishte pësuar një traumë dhe jetonte i vetmuar, me pension invaliditeti.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja