Sot gjashtë vjet nga aksioni policor në veri, pa rezultate

Sot gjashtë vjet nga aksioni policor në veri, pa rezultate

Sot janë bërë 6 vjet që kur me vendim të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte hyrë në veri për të marrë nën kontroll dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, dhe për të kthyer sovranitetin në atë pjesë të vendit, ku u vra polici Enver Zymberi. Megjithatë, edhe […]

Megjithatë, edhe pas kësaj kohe ende nuk është kthyer sovraniteti i plotë, pasi menjëherë pas atij aksioni u patën bllokuar shumë rrugë me barrikada, derisa siguria e lëvizjes ende mbetet e brishtë.

Derisa, nga udhëheqësit e shtetit ky aksion shihet si bashkim i Kosovës, ata të partive politike e quajnë këtë veprim të pamatur dhe politiko-avanturesk.

Në këtë përvjetor, ndërkohë Policia e Kosovës ka paraparë që me datën 26 korrik të zhvillojë disa aktivitete për të nderuar policin e vrarë Enver Zymberi.

Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësi i PK-së Daut Hoxha tha për KosovaPress, se aktivitetet për këtë datë nuk do të mungojnë.

“Policia e Kosovës, sikurse edhe herave tjera për nder të përvjetorit të 6-shtë të rënies së Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, do të zhvillojë aktivitetet e saj për të nderuar dhe përkujtuar veprën dhe heroizmin e tij”, tha Hoxha.

Kreu i shtetit Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte kryeministër i vendit, përmes rrjetit social Facebook, 25 korrikun e quajti ditë të bashkimit të Kosovës.

“Në çdo 25 korrik e kujtojmë me krenari heroin e pavarësisë, Enver Zymberin. Ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e shtetit tonë. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës morën nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 dhe kjo ishte edhe Dita e Bashkimit të Kosovës. Enveri do të kujtohet gjithmonë për guximin e dëshmuar në mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Por, sikurse presidenti Thaçi, rrjetin social Facebook kishte zgjedhur edhe kandidati i Vetëvendosjes Albin Kurti për ta përkujtuar aksionin e 25 korrikut, duke thënë se kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, që nisi aksionin në veri edhe e ndërpreu atë, duke e braktisur kësisoj çështjen Zymberi, duke u dorëzuar përballë kriminelëve e duke mos i gjetur fajtorët.

“Gjashtë vite më parë, në 25 korrik 2011, u vra në krye të detyrës polici i Kosovës, Enver Zymberi. Enver Zymberi ishte pjesëtar i forcave speciale. Ai u vra në një aksion që synonte vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit tonë. Rrethanat e vrasjes së Enver Zymberit, si dhe autori apo autorët e vrasjes së tij, edhe sot ende nuk dihen. Kryeministri i atëhershëm, Thaçi, e ndërpreu aksionin për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit tonë edhe pse pati thënë fjalë të mëdha. Po ashtu, ai e braktisi dhe çështjen Zymberi, duke u dorëzuar përballë kriminelëve e duke mos i gjetur fajtorët”, ka shkruar Kurti, në profilin e tij Facebook.

Ndërsa, Rexhep Selimi deputet i Vetëvendosjes në legjislaturën e ardhshme, e ka quajtur këtë aksion veprim politiko-amatoresk.

“Sot bëhen 6 vite nga veprimi policor i qeverisë së atëhershme të Kosovës në veri të vendit. Nga kreu i qeverisë së atëhershme u proklamua si aksion i suksesshëm në shtrirjen e sovranitetit të vendit në komunat veriore të vendit të cilat, sikurse edhe sot, ishin jashtë kontrollit të shtetit të Kosovës. Siç u pa atëherë dhe siç edhe e pranuan ministri i atëhershëm i brendshëm dhe kryeministri i atëhershëm, aksioni ishte i pa menduar mirë, pa plan operacional dhe pa mjetet e nevojshme për realizimin e një veprimi policor”, ka shkruar Selimi.

Madje, Selimi, këtë veprim e ka quajtur avanturesk, që mori jetën e një oficeri të policisë.

“Ky veprim politko-avanturesk doli të ishte fatal për jetën e një oficeri policie dhe për sovranitetin e integritetin territorial në pjesën veriore të vendit. Atë ditë, një aventurë politike e kryeministrit të atëhershëm i kushtoj me jetë oficerit të Policisë së Kosovës Enver Zymberi dhe Kosovës i kushtoi me ndarje edhe me të theksuar se sa që ishte. Prandaj, sot 6 vite me vonë, në dritën e veprimeve që ndodhen që nga ngritja e barrikadave në 2011-ten e deri të konspiracionet me murin të ura e Ibrit dhe me “trenin rus’, po rezulton se krejt kjo çfarë ndodhi atje ishte i planifikuar dështimi i policisë dhe i shtetit të Kosovës”, ka shkruar me tutje ai.

Megjithatë, sipas Selimit, në këtë datë, e kujtojnë me respekt dhe e çmojnë sakrificën e secilit polic të Kosovës qe u treguan të gatshëm t’i dalin në mbrojtje vendit, kushtetutës dhe ligjit.

 

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin