Skandaloze: Basketbollistët e Kosovës dhe Shqipërisë përplasen në mes vete (Foto)

Skandaloze: Basketbollistët e Kosovës dhe Shqipërisë përplasen në mes vete (Foto)

.

Miqësorja në mes të Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll ka përfunduar në mënyrën më të keqe, për shkak të sjelljeve të Dardan Berishës dhe fjalosjes në mes të basketbollistëve të të dy shteteve

Kur duhej të ishte ndeshja model dhe “fair play” për opinionin sportiv, miqësorja në basketbollin e meshkujve mes Shqipërisë dhe Kosovës u mbyll në mënyrën më të turpshme të mundshme.

Mbrëmja e djeshme, në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” u përfshi në një skandal, ku për pak sa nuk degjeneroi në përplasje mes lojtarëve.

 

Shkak për këtë situatë aspak të denjë për ata pak dëshmitarë ishte basketbollisti i kombëtares kosovare, Dardan Berisha, i cili godet amerikanin e natyralizuar Majk Mohzer në një lojë pa top, shkruan Panorama Sport.

Ndërkombëtari Gilbert Hoxha akordon teknikë përjashtimi me qëllim për të evituar ndonjë episod tjetër të pakëndshëm në vazhdim.

Por kjo bëri që Berisha të humbasë kontrollin e duke mos kursyer asgjë si fjalorin fyes, por edhe shkatërrimin e stolave e çfarëdo që i dilte përpara.

 

Këto sjellje vandalizmash, që nuk i shkojnë për shtat aspak një profesionisti si ky, nuk i shpëtojnë gjyqtarit Kasemi. I prerë, ai kërkon urgjent ndërhyrjen e rojeve të sigurisë për ta nxjerrë jashtë lojtarin.

Prezent është edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, i cili negocion për të mos e thelluar më tej skandalin. Ai i sinjalizon Kasemit se nuk është e nevojshme, por gjyqtari shumë profesionist nuk heq dorë.

“Jo, jo, duhet të dalë jashtë. Ju lutem, roje të sigurisë, nxirreni jashtë”, është urdhri i Kasemit.

Të pakët në numër ata i përgjigjen gjyqtarit dhe e shoqërojnë drejt dhomave të zhveshjeve.

Ndërsa hyn brenda dhomave në shoqërinë e një pjesëtari të stafit teknik të Kosovës, Berisha rebelohet duke përplasur dyert, ndonëse nuk kanë shumë që janë inauguruar.

 

Sinjalizohet fundi i pjesës së parë.

Titullari i kombëtares shqiptare, Franko Bushati, është i pari nga tanët që hyn në dhomat e zhveshjeve dhe i indinjuar shprehet se ‘të njëjtën gjë po bëjnë edhe sot si në miqësoret e fundit’.

 

 

 

Kjo dëgjohet nga një prej kosovarëve i ndodhur pas shpinës së tij dhe për pak sa nuk konfliktohen fizikisht.

U desh ndërhyrja e rojeve të sigurisë, por edhe stafeve respektive që situata të mos degjeneronte në përplasje. Në këtë moment, ndërhyn edhe vetë trajneri Konstantinides duke kërkuar sqarime.

 

Dëshmitar për atë që ndodhi, sekretari Llazani urdhëron rojet e sigurisë që të boshatisin shkallët. Dhe tifozët një nga një lënë sallën sportive, vendim që has kundërshtinë edhe të atyre miq, por që për rojet e sigurisë nuk ka kompromis.

Në pritje të fillimit të pjesës së dytë, përfaqësues nga të dyja kombëtaret kërkojnë rishikimin e pamjeve.

Ndryshe nga pjesa e parë, më pas mësohet se ndeshja vijoi normalisht.

Përfundimisht, një fundjavë e errët, miqësore që në fakt nuk i shërbeu askujt përveçse la një njollë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova