Si të trajtoni dhimbjet e kockave

Si të trajtoni dhimbjet e kockave

Vetëm ata që vuajnë nga dhembja e kockave e dinë mirë sesa e vështire është diçka e tillë. Dhimbja mund të prekë pjesë të ndryshme të sistemit skeletor, nga krahët te këmbët apo nga gjoksi te shputat. Origjina e dhimbjes mund të jetë e ndryshme, duke nisur që nga dhimbjet e zakonshme të kockave, deri […]

Vetëm ata që vuajnë nga dhembja e kockave e dinë mirë sesa e vështire është diçka e tillë.

Dhimbja mund të prekë pjesë të ndryshme të sistemit skeletor, nga krahët te këmbët apo nga gjoksi te shputat. Origjina e dhimbjes mund të jetë e ndryshme, duke nisur që nga dhimbjet e zakonshme të kockave, deri te sëmundje të rënda si tumoret.

Ky nuk duhet të jetë një rast për t’u alarmuar, por një ndërgjegjësim për t’iu drejtuar mjekut.

Simptomat

Simptomat e dhimbjes së kockave janë në thelb një ndjenë bezdie e vazhdueshme, që mund të bëhet akute, duke u transformuar në dhimbje të fortë, e cila zakonisht prek kyçet. Në shumë raste, kjo dhimbje shoqërohet me lodhje: ndihemi të dobët dhe rrimë me vështirësi në këmbë. Gjithashtu, mund të shoqërohen me dhimbje muskulore apo vështirësi në lëvizje.

Shkaqet

Sapo flitet për dhimbje kockash, shumica mendojnë menjëherë për reumatizmën. Por nuk është gjithmonë kjo sëmundje shkaku I dhimbjeve, pasi ka raste kur mund të kemi të bëjmë me artrit.

Reumatizma është një sëmundje me karakter degjenerativ, e cila fillon me dëmtimin e kërcit, i cili bëhet zanafilla e një procesi inflamator, që prek indet. Ndërsa artriti është një inflamacion i kyçeve ka karakter kronik.

Dhimbjet e zakonshme të kockave, që përbëjnë shumicën e rasteve, kanë të bëjnë me gabime të mënyrës së qëndrimit, sidomos gjatë kryerjes së punëve që përsëriten (p.sh. nga qëndrimi në tavolinën e punës). Ndodh që në origjinë të dhimbjeve të kockave të qëndrojë edhe mungesa e aktivitetit fizik apo ndryshimet e menjëhershme të temperaturës.

Një tjetër shkak i këtyre dhimbjeve mund të jetë edhe hiperparatiroidizmi, i cili konsiston në sasinë e madhe të prodhimit të paratormoneve, hormone që kanë të bëjnë me rregullimin e metabolizmit të kalciumit.

Në disa raste, në bazë të dhimbjeve të kockave mund të qëndrojë edhe kanceri. Në rastin e kancerit të kockave, dhimbja është akute. Edhe leucemia mund të provokojë dhimbje të tilla.

Trajtimet

Trajtimet për dhimbjet e kockave ndryshojnë në varësi të shkakut. Ato variojnë nga ushtrimet fizike, deri te kemioterapia.

Në rastin e artritit, nuk ka një kurë specifike, por sëmundja mund të mbahet nën kontroll, në mënyrë që të mos përkeqësohet jetesa e të sëmurit. Mjekët rekomandojnë pushim, nxehtësi në vendet ku ndihet dhimbja dhe përdorimin e antiinflamatorëve.

Gjithashtu, nuk mund të lihet jashtë vëmendjes as fizioterapia, e cila forcon muskujt. Një tjetër alternativë janë kurat temale, për të tonifikuar muskulaturën dhe shtuar lëvizshmërinë

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve