Si ta luftoni djersitjen

Si ta luftoni djersitjen

Edhe pse shkencëtarët kanë vërtetuar lidhjen ndërmjet antiperspirantëve dhe kancerit, për të cilët thuhet se janë ndër përgjegjësit e rritjes së kancerit të gjirit, njerëzit çdo ditë vendosin të mbyllin poret me kimikalie, vetëm e vetëm që të mos djersiten. Njerëzit shpesh nuk e dallojnë dallimin ndërmjet antiperspirantëve dhe deodorantëve. Antiperspirantët ndalojnë djersitjen tërësisht, ashtu […]

Njerëzit shpesh nuk e dallojnë dallimin ndërmjet antiperspirantëve dhe deodorantëve.

Antiperspirantët ndalojnë djersitjen tërësisht, ashtu që kimikaliet bllokojnë poret.

Deodorantët, me ndihmën e parfumeve dhe ndonjë mjeti antiseptik, nuk ndalojnë djersitjen, por vetëm largojnë erën e keqe.

“Të përdoren kimikaliet për të bllokuar një proces natyror, nuk është e mirë. Antiperspirantët përmbajnë kimikalie për bllokimin e gjëndrave të djersës, duke bllokuar trupin nga detoksikimi dhe kjo ndikon në sistemin limfatik. Meqë të gjitha sistemet në trup janë të lidhura, bllokimi i sistemit limfatik mund të ndikojë në gjithë sistemin imunitar”, tha Dr. Rob Streisfeld.

Prandaj, deodorantët e zakonshëm janë zgjidhje më e mirë. Ata nuk bllokojnë poret, sepse përmbajnë kripëra minerale, vajra, bimë për balancimin e vlerave të pH-së dhe pakësojnë numrin e baktereve.

Shumë prej tyre përmbajnë bimë natyrore, që janë antiperspirantë natyrorë, sikurse janë aloe vera, koriandri dhe likenet.

Një mënyrë për të luftuar djersitjen është injektimi i botoksit nën sqetulla. Botoksi mund të ndihmojë edhe njerëzit që vuajnë nga djersitja e tepruar.

Ky preparat ua lehtëson jetën njerëzve të cilët vuajnë nga ky çrregullimi, qoftë kur është fjala për fytyrën, duart, shputat apo nënsqetullat.

e3a0c2fce370d96b311471cd30e27132

Studimet më të reja tregojnë që te 80 për qind e pacientëve të trajtuar me botoks djersitja është zvogëluar më shumë se 50 për qind, ndërkaq efekti zgjat mesatarisht 200 ditë, nga gjashtë deri në nëntë muaj.

Kjo proteinë e pastër natyrore përkohësisht bllokon veprimin e aktivatorëve kimikë nëpërmjet përbërësve neurovegjetativ në vetë gjëndrën, e cila përkohësisht është e bllokuar.

Para vetë trajtimit në zonën e dëshiruar duhet patjetër të bëhet testi me të cilin do të përcaktohet intensiteti i djersitjes. Në këtë mënyrë do të përcaktohet dendësia e aplikimit të botoksit.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve