Shpend Ahmeti për zhvillimet e fundit: Po krijojnë mjegull për të blerë kohë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit, në veçanti për mbështetjen që deputetja e LDK-së, Teuta Rugova i dha sot kandidatit për kryeministër të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, raporton Periskopi. Ahmeti ka përmendur deklaratat kundërthënëse të ditës […]
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit, në veçanti për mbështetjen që deputetja e LDK-së, Teuta Rugova i dha sot kandidatit për kryeministër të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, raporton Periskopi.
Ahmeti ka përmendur deklaratat kundërthënëse të ditës së sotme dhe ka thënë se po krijohet mjegullinë koti për të krijuar ndjenjën e krizës dhe për të blerë kohë.
Ky është statusi i plotë i tij:
Dalin thonë që Teuta Rugova do ta votojë PANin për qeveri!
Teuta Rugova thotë se nuk voton ndryshe nga LDK!
LDK thotë se nuk e voton!
Dalin thonë se Labinot Tahiri do ta votojë PANin!
Labi thotë se nuk voton ndryshe nga AKR
AKR thotë se nuk e voton!
Mjegullinë koti po krijojnë për të krijuar ndjenjën e krizës e seancën nuk e thirrin. Është e qartë që po blejnë kohë, por jo edhe gjatë. /Periskopi/












