“Shpend Ahmeti është intervistuar nga Prokuroria për lagjen ‘Kodrina’”

“Shpend Ahmeti është intervistuar nga Prokuroria për lagjen ‘Kodrina’”

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Lirak Çelaj, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është marrë në pyetje nga Prokuroria për një rast. Ai tha se Ahmeti është intervistuar për lagjen “Kodrina” në cilësinë e të dyshuarit. Çelaj ka folur edhe për […]

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Lirak Çelaj, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është marrë në pyetje nga Prokuroria për një rast.

Ai tha se Ahmeti është intervistuar për lagjen “Kodrina” në cilësinë e të dyshuarit.

Çelaj ka folur edhe për financat e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se i kanë të dyshimta.

Ai ka përmendur komisionerët e kësaj partie në zgjedhjet e fundit, për të cilët thotë se ka pasur raportime se janë ushqyer më të miri në krahasim me komisionerët e partive tjera, duke shtuar dyshimet se financat e tyre janë tjera në raport me ato që i deklarojnë.

Tutje, ai tha se Dardan Molliqaj, siç është konstatuar në konferencën e fundit për media të kësaj partie, dega në Prishtinë, është udhëheqës i “bandës së molotovit”.

“Jemi të bindur se Dardan Molliqaj është udhëheqës i komisariatit të Lëvizjes Vetëvendosje, komisariat i cili drejton dhe paguan aktivistë për të shkaktuar probleme nëpër qytete të ndryshme të Kosovës”, tha Çelaj.

“Ne besojmë se për arsye se ka filluar të dekonspirohet, ai është përjashtuar nga partia. Ne i kemi informatat se kështu ka ndodhur dhe nuk ka dhënë dorëheqje”, theksoi ai.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin