Serbia përfundimisht po dorëzohet, ja çfarë thotë historiani serb për Kosovën

Serbia përfundimisht po dorëzohet, ja çfarë thotë historiani serb për Kosovën

Kemi pranuar që serbët të mos jenë pakicë dhe të kenë të drejta që ua dha Plani i Ahtisaarit. Serbët kanë Asociacionin e Komunave të Kosovës, që nuk ka kompetenca. Si këtë asociacion e kemi Këshillin e Përbashkët të Komunave në Sllavoni (Kroaci), sipas Marrëveshjes së Erdutit, që është në nivelin e OJQ-së, thotë historiani […]

Kemi pranuar që serbët të mos jenë pakicë dhe të kenë të drejta që ua dha Plani i Ahtisaarit. Serbët kanë Asociacionin e Komunave të Kosovës, që nuk ka kompetenca. Si këtë asociacion e kemi Këshillin e Përbashkët të Komunave në Sllavoni (Kroaci), sipas Marrëveshjes së Erdutit, që është në nivelin e OJQ-së, thotë historiani dhe analisti serb Çedomir Antiq, sipas të cilit është e palogjikshme që Serbia sot të thotë se ka “vija të kuqe” kundrejt Kosovës.

Antiq thotë se “vija e kuqe” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka mundur të jetë kompromisi historik në vitet ’80 të shekullit të kaluar, me propozimin e akademikut serb, Dobrica Çosiq, për ndarjen e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Kjo do të thoshte se për të gjitha çështjet do të lëshonte pe Serbia, dhe që në të çështje të caktuara lëshime do të bënin edhe shqiptarët”, thotë ai. “E tash nuk flasim për statut të serbëve në Kosovë e as për ndarje, veç nëse ambasadori jonë do të quhet ambasador ose përfaqësues diplomatik, apo nëse në tabelën e ulëses së Republikës së Kosovës në OKB do të jetë ndonjë pikë apo asterisk”.

Ai shton se pas marrëveshjeve në Bruksel nuk ka mbetur gjë tjetër pos pranimi i Kosovës në OKB, çështje që kjo nuk varet fare nga Serbia. Ndërsa, shton se do të ndërrohet edhe Kushtetuta e Serbisë.

“Në Kushtetutë, Kosova përmendet në dy vende: në preambulë dhe në betimin e presidentit”, thotë ai. “I tërë debati për dialog është ballafaqim me kërkesat të cilat SHBA dhe BE i ka ndaj Serbisë dhe këto do t’i bëjë presidenti Aleksandar Vuçiq sepse mendon se kjo është më e dobishme dhe më e sigurta sot për Serbinë”.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin