Rritet numri i aksidenteve me fatalitet në Kosovë, brenda muajit 15 të vdekur

Rritet numri i aksidenteve me fatalitet në Kosovë, brenda muajit 15 të vdekur

Aksidentet me fatalitet janë rritur dukshëm në rrugët e Kosovës. Fluksi i madh i automjeteve në rrugë dhe moskujdesi i vozitësve po shkaktojnë aksidente të shumta që po përfundojnë me fatalitet. Policia bënë apel që të përshtatet shpejtësia me rrugët dhe të rritet kujdesi gjatë vozitjes. Vetëm gjatë qershorit janë evidentuar 15 aksidente me fatalitet […]

Vetëm gjatë qershorit janë evidentuar 15 aksidente me fatalitet në rrugët e vendit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, thotë se këtë vit është rritur numri i aksidenteve me fatalitet dhe me të lënduar.

Rritja e aksidenteve po vërehet edhe në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i saj, Basri Lenjani, thotë se dukshëm është më i madh numri i pacientëve me lëndime nga aksidentet nga e gjithë Kosova.

Lenjani i bën thirrje stafit mjekësor emergjent, por edhe komunitetit që qëllojnë në vend të ngjarjes që të japin në mënyrë profesionale ndihmën e parë, duke shtuar se është jetike për të lënduarit.

Sipas Policisë, ndër shkaqet kryesore të aksidenteve janë shpejtësia e madhe, përdorimi i telefonit celular, substanca të ndryshme të përdorura gjatë vozitjes, mospërshtatja e shpejtësisë me rrugët dhe numri i shtuar i automjeteve për shkak të sezonit të verës.

Për të parandaluar aksidentet, Policia ka marrë masat për shtimin e patrullave.

Në rrugët rajonale dhe autostradë, sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha tashmë ka nisur zbatimi i planit operativ për shtim të patrullimit, si dhe janë duke zhvilluar aktivitete sensibilizuese.

 

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike