Rreziku nga gjarpërinjtë rritet verës, ja si të ruheni

Rreziku nga gjarpërinjtë rritet verës, ja si të ruheni

Për shumë njerëz vera është rast për pushim, dhe shtrirje nëpër plazhe, por ka edhe nga ata që i kalojnë pushimet duke shëtitur aktivisht apo në mënyrë rekreative nëpër natyrë dhe male. Në atë rast ekzistojnë disa rreziqe e në mes tjerash edhe nga gjarpinjtë. Por, si të evitojmë kafshimin nga gjarpinjtë në natyrë? Gazeta […]

Por, si të evitojmë kafshimin nga gjarpinjtë në natyrë? Gazeta Metro ua sjell disa këshilla…

Shmanguni barit të gjatë

Shumë gjarpinj fshehën nëpër zona me bari ku janë të padukshëm. Andaj më së miri është që t’i përmbaheni rrugëve të shkelura në mënyrë që të shihet se ku po shkelni. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë që gjarpinjtë nuk mund të dalin nga zonat me bari, prandaj duhet pasur kujdes.

Informohuni mbi lokacionin

Kur vini në zonën e re, pyetni për gjarpinjtë lokal, a ka, çfarë janë, sa janë të rrezikshëm, ku gjenden?

Shmanguni vrimave

Vrimat e ndryshme janë lokacionet më të preferuara për gjarpinj, pra, vende ku nuk duhet t’i fusni këmbët, për shembull gjatë ngjitjes nëpër shkëmbinj.

Gjarpinjtë edhe mund të ngjiten

Mos harroni se gjarpinjtë nuk janë të lidhur për toke, ata mund edhe të ngjiten. Nuk janë të aftë si për shembull ketrat, por mund të ngjiten nëpër drunj apo vende të ngjashme. Andaj nuk është e pamundur të gjendeni me gjarprin sy për sy.

Edhe gjarpinjtë e cofur mund të kafshojnë

Nëse keni gjetur ndonjë gjarpër të cofur dhe dëshironi ta merrni për ndonjë arsye (ndoshta dëshironi ta keni si suvenir apo kujtim), keni kujdes. Gjarpinjtë të cilët sapo kanë cofur edhe më tutje kanë reflekse, prandaj edhe të cofur mund t’ju kafshojnë. Përveç kësaj, gjarpinjtë e gjallë janë mjaftë të mirë në shndërrimin sikur të jenë të cofur, prandaj është mirë që të lihen të qetë.

Kujdes ku fushoni

Gjarpinjtë janë kafshë të natës prandaj kujdes se ku e vendosni tendën. Shmanguni “territoreve të gjarpinjve”, siç është bari i gjatë, zonat shkëmbore, pema apo dega e madhe… Gjatë kohës së gjumit mbylleni tendën dhe çizmet merrni brenda, mos i lini jashtë. Kur i mbathni, për çdo eventualitet i shkundni më parë për të kontrolluar mos ka hyrë ndonjë gjarpër brenda.

Veshmbathja e përshtatshme

Mbani këpucë të fortë dhe pantallona të gjatë. Gjarpinjtë me dhëmbët e vetë mund të shpërthejnë materialet e holla. Mos ecni nëpër zona të rrezikshme zbathur apo me pantallona të shkurtra.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj