Rrezik për kancer, BE u shpall luftë patateve të skuqura

Rrezik për kancer, BE u shpall luftë patateve të skuqura

Bashkimi Evropian kërkon të ndalojë patatet e skuqura shumë, bukën me kore të zezë dhe kafenë e pjekur shumë. Një grup ekspertësh të Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare ka vendosur rregulla më të rrepta për ata që shërbejnë patate të skuqura, për prodhuesit e patatinave dhe për furrat e bukës. Qëllimi është të evitohet sa […]

Bashkimi Evropian kërkon të ndalojë patatet e skuqura shumë, bukën me kore të zezë dhe kafenë e pjekur shumë.

Një grup ekspertësh të Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare ka vendosur rregulla më të rrepta për ata që shërbejnë patate të skuqura, për prodhuesit e patatinave dhe për furrat e bukës.

Qëllimi është të evitohet sa më shumë mundësia që njerëzit të preken nga kanceri.
Kjo për shkak se këto produkte kanë substancën akrilamidë, e cila shkakton kancer.
Ajo formohet kryesisht gjatë përgatitjes së këtyre ushqimeve në temperatura të larta.
Rregullorja e Brukselit është shtatë faqe e gjatë me një aneks prej 21 faqesh.
Një nga propozimet është që kushdo që skuq patate, nuk duhet t’i ruajë ato nën temperaturën 6 gradë Celsius.

Përpara se të skuqen, është mirë që patatet t’i ziejmë.
Kjo zvogëlon përqindjen e sheqerit, që është përgjegjëse për formimin e akrilamidës.
Më pas duhet të skuqen në një temperaturë deri në 175 gradë Celsius, derisa të marrin një ngjyrë të verdhë të artë.

Bukëpjekësit nuk duhet të lënë që të formohen kore të errëta në bukë.
Edhe kafeja nuk duhet pjekur shumë.
Edhe prodhuesit e drithërave për mëngjes nuk duhet t’i përgatisin ato në temperatura shumë të larta.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve