Qëndrimi i ShBA mbi klimën rrezikon Marrëveshjen e Parisit

Qëndrimi i ShBA mbi klimën rrezikon Marrëveshjen e Parisit

Tërheqja e pjesshme e Shteteve të Bashkuara nga zbatimi i Marrëveshjes së Parisit për Klimën ka vendosur në pikëpyetje zbatimin në tërësi të paktit, ndërsa liderët e vendeve të tjera kanë shprehur pakënaqësi. I pari që reagoi ishte pikërisht Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili në konferencën përmbyllëse për mediat deklaroi se vendimi […]

Tërheqja e pjesshme e Shteteve të Bashkuara nga zbatimi i Marrëveshjes së Parisit për Klimën ka vendosur në pikëpyetje zbatimin në tërësi të paktit, ndërsa liderët e vendeve të tjera kanë shprehur pakënaqësi.

I pari që reagoi ishte pikërisht Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili në konferencën përmbyllëse për mediat deklaroi se vendimi i ShBA për të anuluar fondin e kompensimit ndaj një sërë vendesh përbën një devijim nga linja paraprake.

Ai shtoi se në momentin që Turqia firmosi akordin, Franca kishte dhënë garanci se Ankarasë do t’i mundësoheshin kompensive për të miratuar një sërë masash të cilat do të ndërmerren në kuadër të përpjekjeve për mbrojtjen e ambientit. Sipas ekspertëve, refuzimi i paktit edhe nga ana e Turqisë mund të prodhojë një efekt të rrezikshëm domino, i cili rrezikon seriozisht zbatimin e marrëveshjes.

Pavarësisht ndasive të shumta që u manifestuan mes liderëve në samitin e G20 si dhe shprehjes së pavendosmërisë nga Turqisë për të ratifikuar Akordin e Parisit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cilësoi punimet një sukses.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social tvvitter, ai vlerësoi mënyrën e drejtimit të punimeve nga Kancelarja Merkel.

Zyra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara në një njoftim bëri gjithashtu të ditur se Trump kishte diskutuar edhe për Korenë e Veriut gjatë takimit të mëhershëm me Presidentin kinez, Si Xinpin. Në bisedën e tyre liderët theksuan rëndësinë e denuklearizimit të gadishullit korean, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj