PSG shumë afër transferimit të dyshes Sanchez-Neymar (Foto)

PSG shumë afër transferimit të dyshes Sanchez-Neymar (Foto)

Paris Saint-Germain është shumë afër transferimit të Neymar dhe Alexis Sanchez. Gjiganti francez është duke punuar në dy transferimet që mund të jenë transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit. Presidenti i PSG, Nasser al Khelaifi është duke tentuar ta kompletojnë transferimin rekord atë të Neymarit (200 milonë euro) ndërsa drejtori sportiv Antero Henrique […]

Gjiganti francez është duke punuar në dy transferimet që mund të jenë transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit.

Presidenti i PSG, Nasser al Khelaifi është duke tentuar ta kompletojnë transferimin rekord atë të Neymarit (200 milonë euro) ndërsa drejtori sportiv Antero Henrique është fokusuar në transferimin e sulmuesit kilian të Arsenalit, Alexis Sanchez, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Sanchez është takuar me drejtorin sportiv të PSG rreth një transferimi të mundshëm te gjiganti francez

 

Henrique të premten ishte takuar në hotelin lukzos të Parisit ‘Royal Monceau hotel’ me Sanchez dhe agjentin e tij, Fernando Felicevich, për ta bindur kilianin të transferohet në kampionatin francez.

Sipas raportimeve Sanchez është pajtuar me kushtet e klubit francez dhe në ditët e ardhshme do të kompletohet transferimi i tij në kryeqytetin francez.

PSG duhet ta bindë Arsenalin ta shesë kilianin i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij. Pritet që gjiganti francez fillimisht të dërgojë një ofertë prej 45 milionë euro në drejtim të topxhinjëve.

Por, Arsenali pritet që të refuzojë çdo ofertë për kilianin në tentim që ta mbajë atë edhe për një sezon në Emirates Stadium. Megjithatë, Sanchez është i vendosur që sezonin që po vie të luajë në Ligën e Kampionëve.

Njëkohësisht klubi parisien është duke punuar edhe në transferminin e  brazilianit të Barcelonës, Neymar Jr.

Sulmuesi brazilian ka një klauzolë në kontratën e tij prej 220 milionë euro dhe Barcelona nuk mund ta ndalojë PSG që ta blejë sulmuesin nëse e paguan klauzolën e tij.

Sipas mediave braziliane dhe franceze, Neymar ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain

 

Sipas burimeve të “The Guardian” Neymar dëshiron të largohet nga Barcelona dhe të transferohet në ‘Parc des Princes’.

Po ashtu edhe gazeta e njohur franceze “Le Parsien” ka raportuar se sulmuesi brazilian iu ka treguar bashkëlojtarëve të tij në Barcelonë se ai do t’iu bashkohet bashkëkombëseve të tij Thiago Silva, Dani Alves, Marquinhos dhe Lucas Moura.

Sipas gazetës franceze babai i Neymar do të udhtëojë në Paris gjatë vikendit për ta finalizuar marrëveshjen.

Neymar ishte afër transferimit në PSG verën e kaluar por ai qëndroi në Nou Camp duke nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare deri më 21 qershor të vitit 2021. Por kësaj radhe braziliani e ka vendosur të largohet nga klubi katalan dhe të transferohet në Paris Saint-Germain. /Periskopi/

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin