Prokuroria jep fjalën e fundit për rastin ‘Kumanova’

Prokuroria jep fjalën e fundit për rastin ‘Kumanova’

Prokuroria Publike në Maqedoni dha fjalën përfundimtare për aktakuzën ndaj grupit të Kumanovës. Vepra mbetet e njëjtë, terrorizëm dhe organizatë terroriste. Prokurori Naum Panovski veprën terrorizëm e arsyetoi me qëllimin e grupit për të ndjell frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Panovski vlerësoi që masën e dënimit duhet ta caktojë trupi gjykues. :Nga veprimet që i […]

Prokuroria Publike në Maqedoni dha fjalën përfundimtare për aktakuzën ndaj grupit të Kumanovës. Vepra mbetet e njëjtë, terrorizëm dhe organizatë terroriste.

Prokurori Naum Panovski veprën terrorizëm e arsyetoi me qëllimin e grupit për të ndjell frikë dhe pasiguri tek qytetarët.

Panovski vlerësoi që masën e dënimit duhet ta caktojë trupi gjykues.

:Nga veprimet që i kanë ndërmarr propozoj që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të njëjtëve tu shqiptohet dënimi në pajtueshmëri me ligjin. Masën e dënimit ta caktoj trupi gjykues”, tha Naum Panovski, Prokuror.

Avokatët mbrojtës nuk pajtohen me vlerësimin. Sipas tyre terrorizmi nuk është vepër që paralajmërohet dhe se Prokuroria duhet të pyes se kush i pari shkrepi zjarr, grupi i armatosur apo policia.

Nga fjalët përfundimtare të Prokurorit Publik, mund të konstatojmë se nuk është respektuar as momenti subjektiv dhe as ai objektiv që të akuzuarit të mund të akuzohen e aq më pak të dënohen për terrorizëm -deklaroi Asmir Aslispahiç, Avokat.

Avokatët gjithashtu përgënjeshtrojnë spekulimet se në seancën e kaluar Prokurori Publik ka kërkuar dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit.

“E patë edhe sot se Prokurori Publik nuk kërkoi dënim të përjetshëm për asnjë të akuzuar, por propozoi që gjyqi t’i shpall fajtor dhe t’i dënoj sipas ligjit”, u shpreh Lubço Veselinovski, Avokat.

Avokatët kundërshtojnë edhe vlerësimin për organizatë terroriste. Sipas tyre, nëse Prokuroria Publike ka vlerësuar se të akuzuarit i takojnë Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, atëherë duhet pasur parasysh vlerësimet ndërkombëtare të cilët kanë konstatuar se UÇK-ja nuk ka vepruar si organizatë terroriste dhe se kualifikimi adekuat do të ishte ai në bazë të nenit 123 të Kodit Penal.

Kodi Penal- Neni 123, paragrafi 2, pika 7

“Me dënim prej 10 vitesh ose dënim të përjetshëm do të dënohet ai i cili: do t’i marr jetën gjykatësit, prokurorit publik ose avokatit gjatë kryerjes së detyrë, personit zyrtar apo ushtarak gjatë kryerjes së detyrave për siguri publike ose shtetërore apo gjatë detyrës për ruajtjen e rendit publik, kapjes së autorit të veprës penale apo ruajtjes së personit i cili është i privuar nga liria”.

Në seancën e ardhshme mbrojtja do të ketë fjalën për kundërshtimin dhe precizimin e aktakuzës. Për luftimet e 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë për terrorizëm akuzohen 37 persona. Luftimet e atëhershme lanë viktima 8 pjesëtarë të policisë dhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja