Prishtina vendos për shtyrjen e ndeshjes miqësore me Genoan (Foto)

Prishtina vendos për shtyrjen e ndeshjes miqësore me Genoan (Foto)

Klubi futbollistik, Prishtina ka vendosur që ndeshja miqësore e propozuar nga skuadra e njohur italiane, Genoa, të zhvillohet në një datë tjetër. Klubi i njohur italian para disa ditëve kishte kërkuar me anë të një ftese nga klubi më i trofeshëm kosovar, Prishtina, një ndeshje miqësore. Prishtina thuhet se e ka shqyrtuar mirë këtë kërkesë […]

Klubi futbollistik, Prishtina ka vendosur që ndeshja miqësore e propozuar nga skuadra e njohur italiane, Genoa, të zhvillohet në një datë tjetër.

Klubi i njohur italian para disa ditëve kishte kërkuar me anë të një ftese nga klubi më i trofeshëm kosovar, Prishtina, një ndeshje miqësore.

Prishtina thuhet se e ka shqyrtuar mirë këtë kërkesë të Genoas, por vendimi i tyre final ka qenë që ndeshje të zhvillohet me një datë tjetër dhe jo me 6 gusht.

Arsyet e shtyrjes së kësaj miqësore sipas klubit kryeqytetas janë shkaku i mungesës së infrastrukturës dhe shpresojnë në mirëkuptim të Genoas, dhe në vizitën që do iu bëj klubi italian në muajin e ardhshëm do të vendosin për një datë të re për zhvillimin e kësaj miqësore.

Bardhekaltrit kanë bërë me dije se tifozët e skuadrës, por edhe futbolldashësit do të njoftohen me kohë kur të merren vendimin për datën e re të ndeshjes miqësore.

Komunikatë nga Bordi drejtues i FC Prishtinës

“Prishtinë, 28 korrik, 2017 – Pas ftesës së ardhur nga klubi i madh italian, Genoa, Bordi drejtues i FC Prishtina ka shqyrtuar dhe duke parë të gjitha rrethanat ka marrë vendim.

Së pari falënderon klubin italian Genoa për gatishmërinë e saj që me ndeshje miqësore të nderoj FC Prishtinën që do të duhej të zhvillohej më 6 gusht. Kjo ndeshje, me mirëkuptimin edhe të skuadrës së Genoas, shtyhet për një moment më të volitshëm ku data do të caktohet me rastin e vizitës së përfaqësuesve të klubit Genoa në Prishtinë më 9 gusht.

FC Prishtina iu njofton se shtyrja e datës së zhvillimit të kësaj miqësoreje është bërë për mungesë të infrastrukturës ku do të mund të zhvillohej kjo ndeshje, sepse stadiumi i qytetit ende është në rinovim e sipër.

Ndërsa, alternativa e vetme, stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, me rastin e ndeshjes me Norrkoping, na ka bindur se është shumë vështirë dhe gati e pamundshme të zhvillohet atje. Arsyet janë të shumta si distanca relativisht e madhe, punimet në rrugë dhe vështirësitë e mëdha që adhuruesit tanë prishtinas të na ndjekin nga afër.

Andaj, pas përfundimit të punimeve në stadiumin tonë edhe ndeshje do të bëhet e mundur dhe për datën e zhvillimit të kësaj ndeshje ju njoftojmë me kohë”. /Telegrafi/

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova